• |
ide | kryesore

Vizita e Zelenskyt në samitin e Tiranës/ Zbulohen rrugë që bllokohen ditën e sotme dhe të nesërme

Lajme, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Mësohet se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, por mbetet ende e pazyrtarizuar.

Ai do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, që do të organizohet një ditë më pas. Më 28–29 shkurt Tirana do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në kuadër të samitit që do të organizohet për Ukrainën. Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Po aq në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshen ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë mbetet ende e papërcaktuar nëse vizita e parë në Tiranë e Volodymyr Zelensky do të nisë të martën e 27 shkurtit, për t’u pritur nga kryeministri Edi Rama. Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për të gjithë Evropën.

Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikuar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar. Ngjarjet në Ukrainë dhe elementet e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.

GATISHMËRIA

Duke filluar nga e marta, Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore. Rreth 1600 forca policie pritet të jenë të angazhuara, duke përfshirë forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë apo dhe shërbimi i Antiterrorit. Në gatishmëri do të jenë dhe 400 punonjës të Gardës të Republikës. Në funksion të kësaj vizite, për të mbikëqyrur perimetrin e sigurisë do të jenë edhe grupet antieksploziv. Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes, ndërsa në përfundim të seancave të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më 29 shkurt do të pasohet nga një tjetër samit, ai i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28-29 shkurt në Tiranë, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani. Këshilltari për media e presidentes, Bekim Kupina, theksoi se ajo do të qëndrojë në Tiranë më 28 Shkurt. “Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë-Juglindore Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë më 28 Shkurt”. Ndërsa kryeministri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus atje.

BLLOKIMI

Policia e Shtetit publikoi dje rrugët që do të bllokohen gjatë këtyre ditëve. Rruga “Rinas–Qafë Kashar” dhe anasjellas; – Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjellas; Unaza e Madhe, nga ishsheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas; Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas. Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhin Rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara. Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë-Krujës”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rreth-rrotullimi TEG – Lindore- Paskuqan -Kamëz – kryqëzimi i Valiasit-Rinas”.



4 Comments

  1. Ky, eshte ne lufte, apo turizem.Se samit ne Kiev, vizita ne Europe ,vjen ne Shqiperi sigurisht me kurthin Rama, qe e organizon per te marre ate qe se meriton me kopili ne opinion in euro atllantik si lider, por njekohesisht, ne kete kohe mjaft te vwshtire politike qe gjindet,pa pare lajkat nga ata qe korrupton,sot ia kane hequr petet lakrorit.

  2. Plehrat do na fusin mish per top ne luften me Ukrainen. Amerikanet dhe Evropianet qe po bejne genocid ne Palestine bashke me izraelin

  3. Hani pini dhe kendoni 😤Pun e madhe se vriten njerez Udheheqesit te rrojne 😤Populli eshte thjesht numera🤣 thotë:

    Do te vine te hajne peshk te fresket 🤗Kur hane e pine keta oh sa te kenaqur jemi 😂Nje eskursion ose vine si turiste Po pa futur dorennne xhep 🤑Pastaj ky komiku I luftes me shume del per turizem se drejton Luften🤑🤑Nejse ky samit nuk ka as dhe nje kuptim por taksat e shqiptareve Edrama po i shkerdhen si ja don sums Lindes 🤑Hani pini dhe ne fund disa viza 🤑🤑

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *