• |
ide | kryesore

Kendall Jenner dhe Devin Booker rikthehen së bashku

Paparazzi, Slider



Një romancë duket se po lulëzon sërish mes Kendall Jenner dhe Devin Booker.

Dy muaj pasi modelja, u nda nga Bad Bunny një burim i ka treguar PEOPLE se ajo dhe Booker, “definitivisht po ritakohen por po i marrin gjërat avash”.

Dyshja ishin në lidhje për dy vjet përpara se të ndaheshin në heshtje në nëntor 2022. Një burim i tha PEOPLE në atë kohë se ata “kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, por kishin vendosur të fokusoheshin në karrierën e tyre.

“Të dy kanë shumë angazhime për momentin me karrierën e tyre dhe kanë vendosur ta bëjnë atë një prioritet,” shtoi burimi për themeluesen e tekilës 818 dhe atletin.

Gjatë lidhjes dyvjeçare , ata e mbajtën dashurinë e tyre kryesisht jashtë medias, megjithëse herë pas here zbulonin detaje për fansat e tyre. Një vit në lidhjen e tyre – të cilën të dy e shënuan me homazhe delikate për njëri-tjetrin në mediat sociale – një burim tha për PEOPLE që Jenner ishte “e çmendur pas” Booker.

“Ajo nuk është dukur kurrë më e lumtur. E gjithë familja e saj e do gjithashtu Devinin”, tha burimi i brendshëm, duke e quajtur basketbollistin “një djalë kaq i lezetshëm”. Çifti “kaloi gjithë verën së bashku” dhe gjërat “u bënë serioze shpejt”, shtoi burimi. “Ata janë ende të rinj, por janë një çift i mrekullueshëm”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *