• |
ide | kryesore

Naomi Campbell në një lidhje të re dashurie?

Paparazzi, Slider



Naomi Campbell ka nxitur aludimet për një lidhje dashurie me milionerin Mohammed Al Turki.

Të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe për herë të fundit janë parë në publik së fundmi në BAFTA Awards.

Mohammed është një producent filmash dhe drejtor i Fondacionit të Detit të Kuq. Përmes projekteve të shumta ai lidh kinematografinë arabe dhe hollywoodiane. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 milionë dollarë.

Modelja ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin dhe gjithashtu e lidhur me emra të famshëm si Robert De Niro dhe Diddy.

Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për  fansat.

Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, u shpreh Naomi së fundmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *