• |
ide | kryesore

Gërryen shtratin e lumit Mat, arrestohen dy persona

Lajme, Të fundit



Policia e Kurbinit ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Ata kryenin në kundërshtim me ligjin veprimtarinë e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat. Në pranga kanë rënë dy punëtorët, Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj. Në kërkim është shpallur administratori i subjektit dhe një punonjës tjetër.

Po ashtu janë sekuestrohen 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *