• |
ide | kryesore

Sherri i Lekës me Elia Zaharian/ Policia i përgjigjet Pallatit Mbretëror për nxjerrjen e pamjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Elia



Policia e Shtetit ka reaguar pas një deklarate të Pallatit Mbretëror për publikimin e pamjeve të debatit mes Princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë” – thuhet në reagimin e policisë.

Më herët Pallati Mbretëror akuzoi policinë për nxjerrjen e pamjeve në media.

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë konsideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cenuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”-thuhet në reagimin e Oborrit Mbretëror shqiptar” – thuhej në reagim. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Dhe krye llogaria e tyre ishte se si të përdornin poshtërimin publik të Berishës, shkuarjen e tij ne fund dhe pafuqinë e tij për të marrë opozitën zyrtare, duke e detyruar të bënte atë që donin ata.

    Dhe në fakt ja arritën.

    Sali Berisha, është gjunjëzuar dhe ka pranuar pazarin e tyre duke i marr direkt nënkryetarë vetëm që të mos quhet i humbur në këtë betejë.

  2. Nuk e di se kush i gjunjëzua o 21:27!!!.
    Asnjë një palë sepse parti ku gjunjëzohen njerëzit është partia jote që tani quhet rilindje!!!
    Nevoja për t’i bërë shërbim vëndit kundër Ramës e diktaturës së tij bëri që të bashkohet PD për të mbrojtur vlerat demokratike dhe shkatërrimin e tij nga ky antishqiptar!!

  3. O ti 21:27!!! Je apo bën idiotin.
    Nuk shikon që shkrimi flet për kumandari tënd.
    A ke noi gjo me thonë për të.
    Po çfarë të thuash për të.
    Ai këtë punë bën. Ndryshon anëtarët e qeverisë çdo muaj që të vjedhin të gjithë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *