• |
ide | kryesore

Ishte raportuar i humbur, gjendet pas disa orësh në Dajt turisti italian (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njoftoi se ka arritur të gjejë gjatë natës, pas pesë orësh kërkime, një turist italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Dajtit për shkak të terrenit të thepisur.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se një turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur mes dy fshatrave.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas pesë orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *