• |
ide | kryesore

Rama krah Maznikut, dalin pamjet e takimit me kryebashkiakët në Shkodër (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka mbledhur sot në Shkodër në një takim kryebashkiakët e vendit për një analizë të punës së bërë deri më tani në pushtetin vendor.

Të pranishëm në mbledhje janë Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, kryebashkiakë opozitarë të dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi që do të zgjasë rreth 7 orë po mbahet në një ambient pranë stadiumit të qytetit. Axhenda e zbardhuar është si më poshtë.

Nga ora 10:00 deri në 10:30 do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku. Ku i fundit do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.

Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 janë parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.

16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.

 



4 Comments

  1. Mediat afër qeverisë dhe Berishës kanë njoftuar se “socialistët po kërkojnë kompromis me Berishën për normalizimin e seancave në Kuvend”. Derisa mbahen të fshehta, vetëm pazare mund të priten. Nga ato pazare që kanë mbajtur Berishën jashtë burgut për 30 vjet.

    Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar dhe bindje ndaj shantazhit. Shqiperia ka gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat shkaktojnë dhunë.

  2. Edhe i dhunoi me bandat e kokëpalarëve u mori votat xhaba aqë sa kushton një pulë…
    Edhe i vjedh i qi e i rreh me dru e i kalbë ne burg per hiçgjë.
    Edhe i tallë me kështu mbledhhesh që vlejnë vetëm për të lavdëruar punët ç’njerëzore qe ka sajuar e sajon çdo ditë kjo shurra e kristaqos bashkë me shpurën e bastardëve te korruptuar te haremit mavi….
    Ske pare gjë akoma o popolo mavri…

    1. Aha domethene ketu hyn nderkombetaret ne loje per te amnistuar si ramen dhe berishen.

      Dhe kjo ne kurrizet tona. Hajde tallje bythe hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *