• |
ide | kryesore

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ruben Saraiva kërkon lirinë në gjykatën e Lezhës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualajn u rikthye në Gjykatën e Lezhës dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri.

Përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes, 28-vjeçari kërkon lirinë, i bindur se nuk ka lidhje me krimin në fjalë. Pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim në Tiranë. Lidhur me vrasjen e ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli tre shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *