• |
ide | kryesore

Shtyhet për nesër në orën 12 seanca për Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berberi


Shtyhet për nesër në orën 12:00 seanca e masës së sigurisë për Evis Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë që akuzohen për korrupsion.

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme gjatë kontrolleve në banesat e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi! Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njejtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lame, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Një skemë ku paratë publike dyshohet se kalonin, përmes transakasioneve të ndryshme, në favor të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi, çoi në arrestimin e tij dhe dy sipërmarrësve të përfshirë në këtë skemë. Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Valter Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku.


4 Comments

  1. Prit i herë o Spak.
    Ta morim vesh ket muhabet!!Mos u nxitoni ti dajme gjonat!!
    Mos e çoni kanarin nolt!!
    Të ju jap udhëzimet unë!!
    Enë mos e koloni vijn e kuqe!!!

  2. Lista e Klaneve në Shqipëri
    1. Klani Klan – Frangaj,
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    2. Klani Top Channel
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    3. Klani Xhafaj
    Lojera fati
    4. Klani Ruci
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    5. Klani Veliaj
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    6. Klani Duka
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    7. Klani Meta,
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    8. Klani Rama
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    9. Klani Berisha
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    10. Klani Balfin Mane
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    11. Klani Kastrati
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    12. Klani Doshi
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.

    13. Klani Ahmetaj *
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    14. Klani I Forcave të armatosura.
    Privatizime , fikje radaresh, kontrabande municionesh.
    Klane të reja
    15. Klani I Urbanizimit Tiranë
    16. Klani I Urbanizimit Durres
    17. Klani I pronave në bregdet
    18. Klani I rindertimit dhe pandemise
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    19. Klani I incineratorëve
    I përfshirë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë dhe pasuritë e paluajtshme.
    Këto janë një pjesë e klaneve aktive . Klanet mundet edhe të dobësohen dhe shkrihen sipas rastit dhe rrethanave. Prsh rasti i Klanit Taci, Klani I Arsimit privat, etj. , klani I kadastres vlore, etj.
    Nënklane të fuqishme formale dhe informale
    1. Kastrati Grup
    2. Fusha grup
    3. Salillari grupo
    4. Gjoka Grup
    5. Agrikon Grup
    6. Mabetex Grup
    7. Devolli Grup
    8. Gener2 Grup
    9. Edil al Grup
    Nënklane shtetërore
    1. Nënklani OSHE (3-4 grupe interesash te fuqishem që janë përplasur disa herë, Meta, Berisha, Rama, Cela, Balluku, Gjiknuri,etj)
    2. Nënklanet e doganave
    3. Nenklanet e tatimeve
    4. Nenklanet e inpsektimeve
    5. Nenklanet e projekteve dhe ndihmave eurpoiane
    6. Nënklani I privatizimeve
    7. Nënklani I Kadastrave dhe pronave
    8. Nënklani I ndërtimeve në bregdet
    9. Nënklanet e prokuroreve dhe gjykateseve
    10. Nënklanet policore dhe kriminale. Sky
    11. Nënklanet mediatike, mercenarë dhe gazetarë, opinionbërës. portale dhe tv si instrumenta gjobash dhe shantazhi.
    12. Nënklanet e rrugëve.
    13. Nënklanet e drejtoreve të bashkive.
    14. Nënklanet e ndërtimit të shkollave, kopshteve dhe veprave publike.
    15. Nënklanet e komisioneve parlamentare
    16. Nenklanet e Inspektoriateve kombtare
    Grupe mafioze dhe banda
    1. Mafia e Durresit
    2. Mafia e Tiranes
    3. Mafia e Vlorës
    4. Mafia e Fierit
    5. Mafia e Sarandes
    6. Bandat e Shkodrës
    7. Bandat e Kukësit
    8. Bandat e tropojës
    9. Bandat e Fushë krujës, nikel, lac
    Mafia mjedisore
    1. Mafia e Bulqizës
    2. Mafia e Hidrocentraleve
    3. Mafia e pyjeve
    4. Mafia e mermerit
    5. Mafia e guroreve
    6. Mafia e Ekonomise detare, peshkimit , kultivimit dhe tregtimit

    Grupe financiare
    1. Besa Grup
    2. Iute Grup
    3. Credins bank
    4. Abi bank
    5. Banka Tregtare

  3. Basha reagon ashpër pas paktit PS-Rithemelim: Revolucioni i premtuar u shit! Fle diku tjetër lepuri, te marrëveshja për…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *