• |
ide | kryesore

I akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion, gjykata lë në burg ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberin

Lajme, Të fundit



GJKKO ka lënë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe dy ortakët e tij Valter Begaj, dhe Ervis Lami, të janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat ka folur avokati i Berberit, i cili u shpreh se Berberi nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. Avokati, Gentian Romano thotë se një çështje civile tregtare, SPAK e ka kthyer në çështje penale. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë ‘DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.

Ai tregoi edhe qëndrimin që ka mbajtur Berberi në seancë bashkë me dy ortakët e tij, duke thënë se kanë kundërshtar akuzat e ngritura nga SPAK.

“Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet.

Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.



3 Comments

  1. Betejen politike Berisha nuk e ka me Ramen,,E ka me Bashen.
    pushteti i Rames ka marre rolin e gjykatesit dhe ka vendosur qe Berisha te marre dy komisjone parlamentare(nga 8,qe ka kerkuar) dhe te njihet si Perfaqesuese Legjitime e PD se shpartalluar.
    Rama ka marre nga Berisha zotimin para gjykatesit,se do te rrije urte ne Klase,Nuk do te prishe qetesine,Nuk do te beje zhurme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *