• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Këlliçi: Ditën e arrestimeve, Bashkia e Tiranës i dha tender kompanisë së Evis Berberit

Arkiva, Lajme, Të fundit
këlliçi



Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se çdo ditë po vijnë denoncime për afera korruptive në qeveri apo dhe bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Të Paekspozuarit” ai tha se ditën e arrestimeve në Bashkinë e Tiranës, ky institucion i ka dhënë tender kompanisë së ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.

“Më vjen një informacion, një dokument dhe më rezulton se nga publikimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike-së sot se në datën 28 mars, ditën kur janë bërë arrestimet në ARRSH, ka lidhur një marrëveshje, një tender dhe fitues e dini se cili bashkim operatorësh është fituese këtij tenderi?

Është kompania “DAAM” dhe Net Group e Evis Berberit, drejtorit të Belinda Ballukut që është në burg. Dmth, bashkia e Tiranës, drejtorët e së cilës janë në burg, i kanë dhënë një tender kompanisë së një tjetër drejtori që është në burg. Publikimi është bërë sot në faqen e APP-së. Është vetëm një denoncim që duhet verifikuar” – tha Këlliçi.

Kompania DAAM ishte krijuar në tetor 2017 nga Valter Begaj pronar dhe Ervis Lami administrator. Një vit më pas, në shtator 2018 kompaninë e bleu Evis Berberi për 100 mijë lekë, i cili i ndërroi emrin. 4 muaj më vonë Berberi u bë këshilltar i ministres Balluku ndaj e shiti kompaninë tek Brunilda Buli në vlerën e 500 mijë eurove.

Se çfarë kishte bërë kompania për 4 muaj që të vlente 600 herë më shumë është e pashpjegueshme. Në dhjetor 2021, Buli e shet kompaninë te Valter Begaj për rreth 1.7 milionë eurove. Begaj sapo merr pronësinë emëron administrator Lamin. 2 muaj më pas Begaj bën shitblerje me Lamin po 1.7 milionë euro ndërsa pa mbushur muajin e rimerr nga Lami me zero lekë.

Por paralelisht me lëvizjet në kompaninë DAAM, Valter Begaj, njeriu i Berberit në kompani, kishte edhe një firmë tjetër të quajtur ‘Net-Group’ shpk, e cila në periudhat kur Berberi ishte në pozicione drejtuese merrte tendera të majmë nga institucionet shtetërore.

Pra Berberi i jepte tendera kompanisë së Begajt dhe Lamit dhe këta të fundit ia kthenin përmes vlerave monetare në kompaninë DAAM. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, Berberi i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të kompanisë DAAM. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Si cdo organizate ka probleme dhe Ekonomia por sdo te thote qe jane te korruptuar dhe vjedhin. Berberi ashtu si Krm ishte dhe piktor. Piktura sjell plot te ardhura. Po populli i varfer nuk merr vesh nga “artistat”

  2. Pse ore kalloqe Tirana u be e bukur duke pritur vitet…
    Zogu ishte nder te paret qe stervodhi shtetin qe nga 1926 duke vjedhur kredine italiane dhe iku..Princi na ben shurren dhe ne e pime.
    I lumte suma atij qe vjedh se shtet nuk ka.

    1. O guri-kari pse je kaq idiot, paret e tua po vjedhin, nqs ti ua fal unë nuk i fal, sidomos idiotllikun tënd!
      Vdeksh debil!

  3. Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo.

    Se kjo histori nuk mund të vazhdojë përjetësisht duke bërtitur në Parlament paradite “Poshtë penxherja, rroftë SPAK-u” dhe mbasdite “Poshtë SKAPI, rroftë penxherja”.

  4. Siç u bë e ditur edhe nga gazetarë që kanë simpati edhe për këtë lloj opozite që është, SPAKu e ka nisur hetimin vetë rreth një muaj përpara se Këlliqi të shfaqej te dyert e tij.

      1. Të qe për Spakun asnjë hetim do hapte pa denoncimet e opozitës dhe të pak gazetarëve.
        Dhe që i ka hap shikoni rezultatin. Zvarritje dhe dënime periferike për akuza qesharake!!!
        Shpërdorimi i detyrës duke vjedhur pronat publike e lekët e shtetit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *