• |
ide | kryesore

Qeveria flet për ulje të tatimit mbi pagat në qershor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Lajmin e ka bërë të ditur sot Ministri i Financave Ervin Mete në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit.

Ministri Mete u shpreh se rritja për herë të parë e vlerësimit nga “Standard&Poor’s” për Shqipërinë, nga B+ në BB- është një vlerësim i përpjekjeve për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e financave publike. Ministri Mete tha se ky vlerësim do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit.

“Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro,“ theksoi ndër të tjera ministri Mete.

Ministri i Financave tha po ashtu se edhe detyrimet e prapambetura zbritën në nivelin më të ulët dhe se në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

“Jemi aktualisht në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastin të ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të rishikuar për mbledhjen e të ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokus rritjen e mirëadministrimit fiskal dhe gjithashtu në frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie të legjislacionit fiskal,” u shpreh më tej ministri.

Ai e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar faktin se ky moment i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si dhe vlerësimet e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë për të thelluar ritmin e reformave.



6 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Shkrimi nuk ka lidhje me titullin!

    Shkrimi ishte reklamë qeveritare për rritjen e ekonomisë, kur sot njerëzit blejnë më shumë se 2 herë më shtrenjtë se në 2013 çdo produkt e shërbim!

  2. Pf ca mashtruesish qe jane, po ti fute ne taksa gjthe te vetepunesuarit dhe e bere taksen 23 %, me shume dhe se Malta qe mbahet si kampion! Ore per budallenj na merrni, o qyp nuk jemi me te viti 2005..jane me te informuar shqiptaret per maskaralleqet tuaja! Nuk ka më vota për ju, hani mut

  3. Gjysma e shqiptareve po rreshqasin ne varferi te mesme, dhe 25-30 % ne varferi te thelle. Turizmi nuk ka bere asnje ndryshim per askend vec propagandes tuaj. Ekonomia nuk eshte si pylli orbital i lalit, dhe ju zoti minister i financave jeni vete argumenti dhe monumenti se cfare dhe si e trajton kjo particke, ky shtet dhe ai Kar Kryeminister ekonomine e vendit tone. jeten e qytetareve. ki dinjitet e pirdhu

  4. Ky shoku minister jeton ne boten e lali Erit. Pse ikin shqiptaret kur ketu qenka parajse?
    Meqe ra fjala ky eshte “fruit cake “, qe ka kuptimin gay dhe 99sh i lali Erit.
    Ndersa pikant eshte fakti se I ati i tij ish prokuror u largua nga vetingu per probleme me pasurine e vjedhur, rilindja e emeron minister djalin e tij.
    Paradokset shqiptare jane jashte nimagjinate.

  5. Vendi ne dore te kellirave te sigurimit. Kerkojne dhe shtet te se drejtes! Megungalla alqis baltas tavas kurvas vangjelmutis moterqiraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *