• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnjë-Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Arkiva, Lajme, Të fundit
laç, aksident, Itali



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Policia bën me dije se një mjet ka përplasur një këmbësor, rreth 65 vjeç, i identifikuar si Hasan Selimi, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *