• |
ide | kryesore

Vuçiç: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Serbia pranon humbjet e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti konferencën e shumëpritur duke theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë. “Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit”, tha Vuçiç.



4 Comments

  1. Me kete ka nenshkruar marveshje bashkepunimi alla sorrë balkan i hapur KM jone! Me kete qe ende e quan Kosoven pjese te Serbise. Sa keq do jete zhytur sa e shantazhojne te gjithe faktoret nderkonbetare deri te sherbimet sekrete serbe!

  2. Ik or bole, mjaft ke rezistu.Jep doreheqjen dhe shko shkerdhehu me Edvin kurven.
    Te shkerdheu Albini,or taj druzhe ose dospodine!!!

  3. Bravo Albin Kurti. Kosova me Kurtin kryeminister i ka bere spektakel Serbise dhe e ka lene te cuditur Edvin injorantin. Po te degjosh mediat e Vucicit ne Kosove dhe ne Tirane, Kosova eshte izoluar, eshte prishur me Perendimin, eshte nen sanksione se nuk po i jep Serbise ate qe do Serbia, njerezit po ikin se qeveria Kurti ka deshtuar, Albin Kurti eshte mashtrues, ai ra ne kurthin e “mjeshtrit” Vucic, e sa e sa budallalleqe te tjera ne kuadrin e fjaleve dhe keqdashjes.
    Po ta shikosh situaten ne realitet: Kosoves me qeverine e Kurtit iu hoqen vizat pa asnje kusht shtese, ndersa me qeverite e kaluara s’i lane gje pa marre duke i premtuar vizat, dhe asgje s’i dhane. Kosova po hyn ne Keshillin e Europes me kete qeveri. Kosova e ka bere zap Veriun, i ka vene shkelmin ne gryke terroristeve serbe qe benin ligjin atje, Kosova eshte ne vend te 29 ne Bote per indeksin e lumturise (Shqiperia ne vend te 86). Kosova eshte armatosur e po armatoset me sukses, duke ndertuar nje ushtri moderne, pa mburrje dhe fjale boshe, por me durim e seriozitet. Shkurt muhabetit, po i nxjerr cdo ore bllof keta kllufat e Vuçiçit qe e quajne veten “gazetare” ketu e ne Kosove: Berat Buzhalen e kompani, Baton Haxhiun, Mero Bazen, Sokol Ballen, Ben Blushin e ndonje tjeter më minor qe s’ia vlen as t’i permendesh emrin.
    Jepini, grini sallate. Me shume e me thelle po ua zhyt Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *