• |
ide | kryesore

Sekretet e dosjes/ Si kalonin milionat e Veliajt për ndërtim hotelesh

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama veliaj 5D hoteli



Në dosjen e SPAK për drejtorët e Bashkisë që patën ngritur një kompani në vitin 2016, me anë të cilës kullufitën plot 22 tendera me vlerë mbi 20 milionë euro, raportohet edhe biseda e një punonjësje të kompanisë 5D që ka bërë shumë bujë. Ajo thotë: “Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta…”

Menjëherë i pyetur nga BIRN, Erion Veliaj e mohoi pandehmën se ai është aksioner i një hoteli në Durrës, vlera e të cilit shkon deri në 15 milionë euro. “Kjo është gjëja e tretë më absurde që kam dëgjuar për veten. Kampion mbetet ai që ka thënë se jam djali i Ahmadinexhadit, kurse në vend të dytë ai tipi poshtë dritares, që thoshte se kam bërë skemat piramidale të vitit ‘97, nga gjimnazi. Jo, nuk kam ASNJE lidhje me ndonjë hotel, as në Durrës, as në Tiranë, as në gjithë globin!”-tha ai.

LEXO ME TEJ:

Armand Shkullaku: Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh 

Megjithëatë, ndonëse Veliaj e mohoi pronësinë e tij direkte hoteli “Mediterranean Investment Group” është larg se qeni një frut i iniciativës së lirë kapitaliste. Ai ka në sfond një mbështetje me para publike dhe avantazhe të dhëna nga qeveria Rama. Gazetarja investigative ekonomike, Ola Xama ka shpjeguar të hënën në emisionin “Të paekspozuarit” se nga rrjedhin një pjesë e parave për investimin që po ngrihet buzë Adriatikut. “Hoteli është në pronësi te “Mediteranian Investiment Group” (Ne foto lart) një përqindje aksioneve i takonte të ndjerit, babait të Redi Molla. Sipas regjistrave te sekuestruar nga SPAK, për të parë paratë e kompanisë “5D”, një pjesë e parave kanë shkruar për financimet e hotelit. Unë jam drejtues në bashki krijojë kompaninë time, marr para, gjej një hotel, dhe investoj paratë aty” shpjegoi Xama skemën e lëvizjes së parave. Pra është e qartë nga librat sekretë që ka sekuestruar SPAK se fitimet e Marenglen Qatos dhe Redi Mollës nga tenderimet e bashkisë shkonin në investimet e tyre private, një nga të cilat qe edhe ky hotel. Por natyrisht grykësia e drejtuesve të bashkisë nuk përfundonte këtu. Ata donin edhe favore të tjera.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro shpalli vendimin e qeverisë për dhënien e statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës kompanisë “Mediterranean Investment Group”. Ajo foli një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”. Patjetër që Marenglen Qato dhe Redi Molla e meritonin etiketën “investitorë të fuqishëm” sepse ata kishin nga pas taksat që qttetarët e Tiranës paguanin për bashkinë e tyre. Ata e themeluan “Mediterranean Investment Group” në shtator të vitit 2020, katër vite pasi kishin krijuar kompaninë e tyre. Dhe tek hoteli futën aksioner me emër, me 24% shtetasin Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Pikërisht kësaj kompanie iu dha statusi special. Po ç’do të thotë ky status? Ai parasheh përjashtimin për 10 vite nga tatim fitimi për këtë biznes dhe një pagesë TVSH vetëm 6%. Pra ndonëse hotelin po e ndërtonin me paratë e taksave të qytetarëve, ata e përjashtonin edhe biznesin e tyre nga taksat.

Sipas denoncuesit të kësaj dosje, Belind Këlliçi, e njëjta skemë që është ndjekul me kalimin e parave të 5D për hotelin e “Mediterranean Investment Group” në Durrës është ndjekur edhe me një tjetër hotel luksoz në Dhërmi.

Ola Xama: Veliaj në rastin më të keq bashkëpunëtor, në më të mirin i paaftë

Këlliçi i bëri thirrje SPAK të thellojë hetimet sepse te kallëzimit të tij penal ka qenë edhe Elvin Tivari, që ka punuar si drejtori i Prokurimeve te Ujësjellësi Tiranë ndërkohë që ai drejtohej nga Redi Molla. Tivari është pronar me 40% të aksioneve në hotelin luksoz  “La Brisa” në Dhërmi. “Duhet zbuluar kush është pronari i vërtetë i këtij hoteli” bëri apel ai.

©Lapsi.al

 

 



28 Comments

    1. Këtu është bërë plaku gomar.

      Vetëm 15 milionë euro përmend lapsi kësaj rradhe?

      Po të mbledhësh lekët e vjedhura në një javë, sipas lapsit gjithmonë, natyrshëm del në përfundimin se Shqipëria është më e pasur se Kina dhe Dubai të marra së bashku.

      Ulen në noj kafe Shkullaku para dhe pas Shkullakut, Bushati dhe plasin milionat nëpër Tiranë si n’çaradak.

      Më pak raki djema, se latë nam.

      1. Fiks koDoshi, fiks

        Skapppiiii eshte per tu fut mren per mpshetim shperdorim detyre favoriz8, ndikimntë çaligjshëm korrupsion pasiv etj etj

        Janë fiks për burg

  1. U harrua Tigri Ahmetaj; keta paskan qene tigra e luane te gjithe.
    Lali Erit sic duket I ka ecur shitja e fiqve aq shume sa investon ne hotele.
    Saliu e ka fajin dhe per kete?!

    1. Fajin e ka saliu!

      Lali eri jeton me pensionin e mamit me te cilin beri dasmën në kala të gjitokastres, bleu vilen në rolling hills, beri hotelin në dhermi dhe depozitoi 100 milion në ishujt e komapinave guacka

      Pensioni i mamit të lalit vetem shumëfishohet dhe fajin e ka saliu sepse nuk i ëë të vjedhin rehat siç vidhmin me bashën

  2. Diku tjeter ne ballkan do kishte rene qeveria per 24 ore ose minimalisht do të ishte shkarkuar kryebashkiaku dhe do ishin shpallur zgjedhje te parakoheshme per bashkine Tirane. Askund nuk eshte degjuar qe 5 drejtorite kryesore të jenë perfshire ne nje vjedhje galopante te taksapaguesve të qendrës më të madhe administrative në vend. Ndryshe i bie qe e paska pas mire i gjati sharlatan kur thotë që jeni dele qe hani bar!

  3. I gjati merret me probleme globale, keto qe ndodhin brenda vendit merret Tao Palla.
    Nuk thoshte kot I gjati S’keni pare gje akoma?! Ketu futen ne burg ato qe denoncojne vjedhjet jo ato qe vjedhin. Edhe Putini do e kishte zili kete stil qeverisje dhe kete popullqe ha bar duke pare big brother e tallava. Shqiperia qe duam!

  4. Me falni por fajin e ka populli qe nuk reagon.Qe te kemi familje te forte duhet te kemi shtet te forte.Analizen bejenj vete.Falemnderit.

  5. Kush eshte brenda organizates respekton Omertan. Kush merr 600 mije lek te qelbta mund te pendohet cdo sekonde dhe te hedhe ne ere Omertan e tyre.

    Ne bashki gjithkush di gjithcka.

    Nga 4800 punonjes qe ka bashkia te gjithe do te pranojne te flasin dhe te deshmojne, nese do i ofroni mbrojtje dhe shperblim. Hiq Kryetar, nenkryetar, drejtora, se ndoshta e kane marre shperblimin.

    Ju si gazetare pse nuk merrni deshmimtare , ne mbrojtje dhe te propozini nje tarfie qytetare per shperblimin e nje nga keta 4800 punonjes te shfrytezuar.

    Ka gjithmone nje zgjidhje per te cuar ne burg ata qe vjedhin qytetin dhe qytetaret.

  6. Qe keta plehrat e sektit mavi erdhen ne pushtet me moton vidh e plaçkit gjithçka qe te ze syri dhe dora tashme dihet si buka qe hame , por ajo qe me bene pershtypje eshte kundrareagimi i vaket dhe pa veprime konkrete i PD-se ne veçanti dhe i te gjithe opozites ne pergjithesi . Nuk mjaftoje me fjalet duhen vepra , do nxjerre palla nga kellefi . O z.Berisha , a na thua çdo nate se duhet revolucion , mosbindje civile ? Athere çfare prisni ? Hekuri rrifet sa eshte i nxehte . Vetem revolucioni bene fajde ne kete vend qe ja ka marre frymen pirateria , mafja dhe hajnia . O sot o kurre!

    1. E habitshme . Asnje televizion nuk flet per bemat e lalkurvickes .
      Keta kane kapur gjithçka . Tamam qe duhet revolucion , ndryshe keta nuk e rruajne . Do ti kemi ketu me dekada .

  7. Grup i strukturuar kriminal. Te organizuar me mekanizem te miremenduar per vjedhje parash dhe votash. Gje qe ne Shqiperi e di edhe bufi, se aq jemi. Duhet me qene budall mos ta kuptosh se ideator dhe udheheqes eshte palloshi i Surrelit dhe fiku i Terpanit. Por ketij populli dele mire ia bejne

  8. i kan qi robt tu vjedh non stop , futja taksa , gjoba, merr kredi , jep leje , pastro leke, dhe prape skane te ngopur, ju shkerdhefshin rracen e mos tiu mbije me far o shkerdhatat e ridhjerjes

  9. PARODIA

    GIUSY FERRERI- VOLEVO TE

    (LEI)

    Quando piove che cos’è che mi fa star bene
    che succede dentro me che non so spiegare
    le parole mancano, sembrano svanire
    certe cose iniziano ma non hanno fine.

    Ma io volevo te
    chiudevo gli occhi per vedere te
    aprivo gli occhi per vedere il sole
    il sole, ma vedevo te
    Ma io volevo te
    chiudevo gli occhi per vedere te
    aprivo gli occhi per vedere il sole
    il sole, ma vedevo te

    (LUI)
    Quando piove sai cos’è che ti fa star bene,
    Non vedi la luce intorno te, non sai spiegare,
    La verita non vuoi capire, continui a sognare,
    speri inutilmente che, io ti possa amare.

    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.
    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.

    (LEI)
    Quando stavo insieme a te,
    non sapevo bene,
    che l’amore è un limite, oltre non puoi andare,
    le parole mancano, sembrano svanire,
    certe cose iniziano ma non hanno fine.

    Ma io volevo te,
    chiudevo gli occhi per vedere te,
    aprivo gli occhi per vedere il sole,
    il sole, ma vedevo te.
    Ma io volevo te,
    chiudevo gli occhi per vedere te,
    aprivo gli occhi per vedere il sole,
    il sole.

    (LUI)
    Quando stavi insieme a me,
    Non hai capito bene,
    L’amore che cos’è, non lo puoi spiegare,
    La fiducia se non c’è, il fuoco svanisce,
    il sentimento se ne va, e viene la fine.

    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.
    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.

    (LEI)
    E passano i giorni, partenze senza ritorni,
    graffiano i muri, le mani e noi che siamo lontani.
    E passano i giorni, partenze senza ritorni,
    graffiano i muri, le mani e noi che siamo lontani.

    Ma io volevo te,
    chiudevo gli occhi per vedere te,
    aprivo gli occhi per vedere il sole,
    il sole, ma vedevo te.
    Ma io volevo te,
    chiudevo gli occhi per vedere te,
    aprivo gli occhi per vedere il sole,
    il sole.

    (LUI)
    E passano i giorni, sogni e ti appassioni,
    L’anima brucia e va, oltre tutte le stagioni,
    IL viaggio finisce, il desiderio svanisce,
    L’amore non è un limite, l’amore unisce.

    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.
    Ma io non volevo te,
    Se chiudo gli occhi io non vedo te,
    Se apri gli occhi non vedrai il sole,
    Se piove, il sole non c’è.

  10. Vazhdojnë skandalet në Big brother! Pas 4 ditësh që kishin skualifikuar banoren Egla Ceno për sjellje të papranueshme, bullizëm etj, e kishin mbyllur atë në një dhomë të bardhë (siç e quajnë), ku ndënji e vetme atje për rreth 4 ditë. Kjo gjë u bë pa dijeninë e banorëve dhe publikut. E ndërkohë lanë në shtëpi Meritonin (kaqolin e Ilnisës, edhe ky tip bullizuesi që sillet si kalama), e Ilnisën, dhe sot i bashkuan këta në një dhomë me Eglën. BIGu, paska “shpikur” këtë dhomën e bardhë si dhomë “ndëshkimi”, riedukimi, e kështu të shtunën me votat e publikut do shpëtojnë dy prej tyre. Mesazhi që BIGu bën sikur tenton të japë është që “falja është hyjnore”! Mjafton pendimi, riedukimi 5 ditësh dhe ata 3 banorë” i lanë mëkatet”. Në fakt BIG Brother vetëm për klikime, shikueshmëri e para është i gatshëm të shpikë çdo lloj budallëku a forme gjasme riedukimi për të futur në lojë po ata personazhe që gjatë lojës dhanë veç shëmbull degjenerimi sjelljeje, bullizmi, përndjekje. Pra mesazhi i vërtet është: riciklimi i “shëmtisë televizive”, kotësisë, provokimit, bullizmit, sjelljes ordinere , është i vetmi realitet e mjet që duhet ruajtur e përdorur për të mbajtur gjallë shikueshmërinë , dramën dhe skandalin, për sa më shumë klikime, sponsorizime e para. Dhe gjithshka e bëjnë në emër të popullit, pra do votojë publiku se kush nga të skualifikuarit do hyjë përsëri në shtëpi. Kur në fakt çdo gjë e bën vetë Bigu sipas qejfit të vet, pra në bazë të ecurisë së lojës dhe në funksion të shikueshmërisë së programit. Një farsë e madhe. Të gabosh është njerëzore , të falësh është hyjnore thotë një shprehje. Të përsërisësh të njëjtin gabim është djallëzore. Edhe Topi e Bigu po tregojnë se nuk ka asgjë hyjnore me veprimin e fundit me 3-shen e bullistave provokues (Meriton-Ilnisa-Egla). Riciklimi i tyre si proces falje përmes gjasme riedukimit është thjesht kamuflim djallëzor me makiavelizëm televizivo-komercial.

    P.S: Në fakt ç’mund të presësh tjetër nga Topi kur “ricikloi” Liamin pasi u kthye nga burgu, ndërkohë që vazhdon hetimi për të.
    E vetmja dilemë që ngelet është t’a quajmë Big Bordello apo Big Burgu!!

    1. Po pra. S’kuptoj pse Top channel bën akoma atë publicitetin ku thotë se fondacioni Dritan Hoxha promovon vlera? Sepse vetë Topi me Bigun po promovojnë antivlera. Madje së fundmi po i riciklokan.

  11. Ku jane patronazhistet?
    Dilni shpejt nga bodrumi i rilindjes e mbroni hajdutet!
    Dilni ne keni perendi, dilni e mbroni qirjen qe po ju ben rama e veliaj , sidomos ju, sherbetoreve qorra te qeveriut!

  12. Ne një nga dokumentat e prokurorisë flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth , ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe 47 vjecare dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.Zgjedhjet lokale behen ne 2028 o shpellkare maloke qe ngelet te rrumpallhonia e serbit salihu qe e ktheu shqiperine ne nje shurrtore ku shpellkaret kujtuan se ishte deti adriatik

  13. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *