• |
ide | kryesore

Taylor Swift zyrtarisht miliardere, i bashkohet listës së Forbes

Paparazzi



Taylor Swift është zyrtarisht miliardere. Artisrja hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në botë me 1.1 miliardë dollarë, së bashku me Sam Altman, krijuesin e chatbotit të AI ChatGPT me 1 miliard dollarë.

Forbes vlerësoi se ajo kishte fituar 500 milionë dollarë nga honoraret dhe turnetë e saj dhe 500 milionë dollarë të tjerë nga katalogu i saj muzikor. Arritja më e madhe është se ajo është në mesin e atyre të paktëve që e kanë arritur këtë status vetëm nëpërmjet muzikës dhe performancave.

Turneu i saj Eras, i cili filloi më 17 mars 2023 në Arizona dhe do të vazhdojë deri në dhjetor, vitin e kaluar u bë turneu i parë që arriti ndonjëherë të paktën 1 miliardë dollarë bruto, sipas Pollstar. Në dhjetor, revista Time e emëroi Swift-in si personin e vitit 2023, duke iu bashkuar emrave të tjerë si presidentët Joe Biden, Donald Trump apo Papa Françesku. Në shkurt, në çmimet Grammy 2024, Swift theu një rekord duke fituar çmimin e saj të katërt për albumin e vitit për “Midnights”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *