• |
ide | kryesore

Analiza/ A do duhet ta çojë Rama Tiranën në zgjedhje

Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj rama bashkia



Edi Ramës do t’i duhej të merrte një vendim politik sa i takon shndërrimit të Bashkisë së Tiranës në një çerdhe korrupsioni dhe batërdie më paratë publike. Jo se kryeministri ndan ndonjë filozofi të ndryshme nga ajo e Erjon Velisë sa i takon sistemit me të cilin menaxhon pushtetin, por sepse kur degjenrimi arrin pikën kritike, diçka duhet sakrifikuar për të mbrojtur organizatën.

Kur erdhi në pushtet, Edi Rama kërkonte të legjitimohej me tëzën se nuk ka individë të korrptuar por është sistemi që i korrupton ata dhe premtoi një qeverisje ku korrupsioni do të ishte krejtësisht i huaj. Sot, kur sistemi i Rilindjes ka dështuar totalisht dhe është shpërfaqur hapur si një kënetë që qelb erë nga të katërt anët, kryeministri po përpiqet ta largojë përgjegjësinë nga vetja, duke folur për individë që i vë poshtë tundimi i pushtetit dhe forca e parasë, për njerëz të kalbur që përfitojnë në kurriz të tij, pra i gjithë faji qënka personal.

LEXO ME TEJ:

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Mirëpo skandali që ka vënë poshtë Bashkinë e Tiranës, po dëshmon se krimi dhe korrupsioni nuk qënkan çështje e dobësisë njerëzore. Ky skandal tregoi se në bashki, ashtu si në qeveri, është i njëjti sistem me të cilin operon organizata e Rilindjes. Erjon Velija nuk e kopjon shefin e madh vetëm në sjellje, fjalime (që për hir të së vërtetës janë shumë më të mjera se ato të Ramës), në veshje apo propagandë. Ai ka instaluar në Bashki të njëjtin mekanizëm pushteti që kontrollon shpërndarjen e parasë publike, përftimin direkt nga taksat e qytetarëve, pastrimin e milionave nëpërmjet investimeve tek njerëzit e besuar dhe qarkullimin e tyre për të blerë vota e korruptuar mediat, me qëllimin final mbajtjen e një pushteti të pamerituar.

Në thelb, Velija nuk ka shpikur diçka të vetën, thjesht modelin e shefit, kuptohet në mënyrë shumë më vulgare, e adaptuar në bashki, njësoj si ky model është instaluar nëpër ministri, drejtori e agjensi që menaxhojnë milionat e taksave të qytetarëve. Dhe nëse deri më tani Edi Rama është munduar të lajë duart nga përgjegjësia duke broçkullisur se milionat e vjedhura janë ca mollë e dardha që i hanë individë të veçantë, Erjon Velija e ka përgënjeshtruar më mirë se kushdo këtë përrallë të kryeministrit.

Armand Shkuaku: Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh 

Ato miliona euro nuk rrjedhin nga pandershmëria e disa zyrtarëve, por janë pjesë e strategjisë së organnizatës së Rilindjes, për t’u pasuruar në mënyrë të turpshme e arrogante dhe për të blerë zgjedhjet, si e vetmja mënyrë që cikli i babëzisë të mos ndërpritet. Përgjimet e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, janë skema e pastër se si funksion ky mekanizëm dhe, pavarësisht pafuqisë së SPAK për të goditur zemrën e korrupsionit, për çdo shqiptar është e qartë se si “vidhet Shqipëria për të vjedhur vota dhe se si vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë”.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Sado i pandjeshëm të duket kryeministri ndaj skandaleve që po e telendisin si mos më keq, afera e Bashkisë është një goditje që i shkon atij drejtpërdrejtë, sistemit me të cilin menaxhon pushtetin. Mirë disa ministra i dolën besëprerë dhe ia punuan pas shpine, dakort disa drejtorë paskan vjedhur drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe askush nuk e paskësh ditur, po në Bashki si ka mundësi që funskionoka i njëjti sistem zhvatjeje? Po ky që ka 9 vjet në krye të Tiranës a është një tjetër besëprerë që na e ka zhgënjyer kryeministrin apo edhe ai, njësoj si lideri, nuk ka ditur gjë dhe ia kanë hedhur pas shpine?

Nëse me këtë filozofi Edi Rama ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë veten para opinionit publik, duket qesharake dhe e pacipë po ta aplikojë dhe për kanakarin e tij në Bashki. Pra dhe Erjon Velia, lideri në tentativë, njësoj si vetë shefi i madh, qënka viktimë e dobësisë njerëzore të disa individëve poshtë tij. Kjo fabul e zhbën edhe atë grimcë serioziteti me të cilën Edi Rama dramatizon zërin kur i duhet të flasë për badërtinë që ndodh në qeverisjen e tij. Në një rast kaq të tmerrshëm, si afera e Bashkisë së Tiranës, një udhëheqës i përgjegjshëm do të duhej të bënte një zgjidhje të fortë politike: ta çonte kryeqytetin në zgjedhje të parakohshme me një kandidat që do të mund të bënte dallimin nga imazhi i kalbur i atyre që ofron Rilindja.

Ola Xama: Veliaj në rastin më të keq bashkëpunëtor, në më të mirin i paaftë

Edi Rama sigurisht që nuk do ta bënte një zgjedhje të tillë si pasojë e përgjegjshmërisë që nuk e karakterizon, por, në stadin ku ndodhet, do duhej të sakrifikojë diçka të madhe me shpresën e rikuperimit të imazhit të liderit që nuk fal askënd që shkel ligjin dhe besimin e atyre që i kanë votuar. Pas këtij skandali, ai duhet ta çojë Tiranën në zgjedhje, në të kundërt, “lideri” vizionar mbetet një qënie që tërhiqet zvarrë pas karrikes së pushtetit, duke qarë me lot me qurra për ata që e presin në besë. Ashtu siç është e ashtu siç është shfaqur para shqiptarëve sa herë që “trimat” e Rilindjes kapen me preshë në duar.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Nuk e lë Lex Sorra ta bej nje gje te tille. Kush beson se shqiperia eshte nje vend sovran dhe demokratik fle mbi dafina.

    1. Vetem po u be vete ,kryetar bashkie dhe njeheresh kryeminister
      Rama spo çon himarën në zgjedhje ka lon me goro burgaxhiun dhe fredi syrgjynosurin

    2. Çfarë bën Velija është punë e tij. Nëse provohet që është përfshirë në korrupsion do më bëhej shumë qejfi ta shihja brenda.

      Thënë kjo, le të sqarojmë pak atë thënien e Ramës që sistemi është i korruptuar përpara, pastaj individi. E ka thënë atëhere, e thotë prapë sot dhe ngjarjet që kanë ndodhur dhe po ndoshin e provojnë që është plotësisht koherent dhe i saktë.

      Një sistem i korruptuar është një që pikë së pari nuk ndëshkon mjaftueshëm njerëzit që përlyhen në korrupsion. Ky është definimi kryesor. Të gjithë ne që jetojmë këtu e kemi provuar në kurriz korrupsionin që nga vitet 90. Nuk ka patur korrupsioni asnjë ulje, absolutisht në asnjë periudhë, por ka qënë gjithmonë konstant. Perceptimi ndaj korrupsionit mund të ketë patur ulje dhe ngritje, siç shihet nga raportet e huaja, por niveli i korrupsionit, siç gjithashtu shihet nga raportet e huaja, ka qënë konstant.

      A ka patur një goditje proporcionale ndaj tij? Edhe këtë e dijmë të gjithë. Është pyetje retorike tanimë. Nuk ka patur gati fare. Dhe këtë ka treguar me gisht Rama. Sistemi nuk funksionon pa korruptohen individët. Prandaj ai ndërhyri në sistem dhe dy vitet e fundit po shohim sesi sistemi, me shpejtësi, po pastron vetveten dukd vënë drejtësinë në vend.

      Ky është fiks mesazhi që Rama do ti japë publikut në zgjedhje. Dhe do shihet që populli do ta shpërblejë Ramën me fitoren e katërt radhazi në zgjedhje të përgjithëshme.

      Lapsi me shokë do vazhdojnë lehjen, sigurisht; pa effekt si gjithmonë. Opozita fituese nuk është formuar akoma, por kur të formohet do fitojë me një mesazh diametrik të kundërt me këtë që ka tani.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Dhe ti vazhdo debilizmin duke qenë kaq kokëtrashë që nuk kupton se mirëqenia jote financiare nga pagat apo burime të tjera është 2 herë më keq se në 2013.

        Debil që të duket korupsioni konstant.

        Ky është përceptimi i debilave!

    3. MUT njoni KAK tjetri..
      Shqiptaret rrotat e karit aq sa kan ngel duhet te cohen urgjentisht ose e nesermja do jet si knej nga kandaja qe e co cunin nshkoll e tvjen as goc jo!!!!!

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Titulli nuk ka asnjë lloj logjike!

    Nqs se presim ramën të zgjidhë problemin, më së paku jemi naivë!

    Vetëm revoltat e dhunshme do ta rrëzojnë për 24 orë ramën e gjithë bushtrat hajdutete!!

    Vdekje rilindjes!

    1. Vdekshin idiotët – ke vite qe flet per revolte te dhunshme. Pse nuk e udheheq? Apo pret qe ta besh nepermjet inteligjences artificiale nga shtepia. Vazhdo me endren e bukur.

  3. Nuk duhet Drejtësi e re, por Qeveri e Re
    Nga Basir Çollaku – 17:17, 03/04/2024

    Në vitin 2016-të, u votua ligji për Reformën në Drejtësi, u kavërdisën institucionet ekzistuese dhe u krijuan të reja. Paçka se në masë dërrmuese, drejtues ekipesh u bënë ata, të vjetrit e sistemit monist, duke vakur optimizmin. Mëkatet e opozitës PD, në atë kohë, e dorëzuan drejtësinë nën kontrollin kapilar të Edi Ramës.

    Kjo vinte pas kanabizimit tronditës të vendit, e më pas marrjes në hetim e të pandehur të ministrit të brendshëm Samir Tahiri në një histori trafiku ndërkombëtar droge. Policia e Shtetit u thërnua nga inkriminimi i eprorëve. Fatmir Xhafa u bë ministri i dytë i Brendshëm i larguar nga zyra, për një histori droge të të vëllait të dënuar.

    Unaza e re solli ‘Gines’ me 20 milionë euro një kilometër.

    Inceneratorët dosja një miliardë euro, shushati çdo njeri normal.

    Arben Ahmetaj nën arrest tashmë ndërkombëtar, u kurbanizua për të mbrojtur çetën, kryesuar nga Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, e plot të tjerë. Ndonëse foli për kanosje, kontrollin e vettingut nga shefi tij. Ai hetohet për pasurinë dhe jo inceneratorët apo rindërtimin.

    Nga Qeveria, selia e PS u vu linjë transporti për në SPAK. Tenderat e pandemisë ishin batërdi. Në shëndetësi dosjet e check-up, sterilizimit, laboratorëve, dializës, kanë Ilir Beqajn të pandehur, ndonëse Rama e mbron dhunshëm.

    Gjushi u dorëzua për një pallat ndonëse bëri Durrësin sakat. Lefteri mbeti me Bllakon, por Veliaj ende nuk prangoset. Anijet gjoja të energjisë në Vlorë plaçkisin 90 mijë e kusur euro në ditë por Balluku gajaset pranë shefit. Porti i Durrësit një pusetë e pastrimit të parave ka vënë në ngërç gjuhët poltike dhe hetimin.

    Charli i FBI me Ramën, një masakër spunazhi, korrupsioni e gjobëvënie, prehet prej dy vitesh në Prokurori me veprime anemike. Sazani një investim ‘Kushner-Trump’ politiko-ekonomik, ku nuk dihet ku fillon qoka, falja apo përfitimi. Mbi 20 bashkiakë janë me tollona burgu nëpër duar.

    Kokaina dhe pastrimi i parave në miliarda, janë bërë biznes pushtetarësh e qeveritarësh në masë të frikshme. Dosja 5D dhjetëra milionë euro grabitje, është një incenerator nr 2 ku Erjon Veliaj tremb prokurorët, ndërsa duhej të ishte shok qelie me vartësit.

    Dosja e Ndranghetës rri në paqe sërish në SPAK, sepse Veliaj e Bashkia përmenden. Olsi Rama pas dosjes miliarda euro të call centerave, rikthehet në publikimet e materialeve hetimore për Xibrakën e kokainës, duke shërbyer si akuzë të pazareve shpërblyese për prokurorë, policë e gjyqtarë. Pëllumb Gjoka investitori strategjik në burg me akuza të rënda ishte shefi elektoral për Becin, Spiropalin, duke marrë firmën strategjike të Ramës.

    Olta Xhaçka tjetër ministre në SPAK investitore strategjike, dyshuar në shumë tendera, në Mbrojtje, bazat detare e Marrëveshja e detit për zonën ekonomike me Greqinë, dosja 41, lufton me sekretet e shefit, të shpëtojë mandatin e imunitetin.

    Taulant Balla i Toyota Yaris dhe shkërmoqësi i TIMS e akuzave të shumta opozitare e mediatike është një shënjestër e lëvizshme hetimore. Ulsi Mania i dosjes 184, skandaleve në burgje e histori ne zhurmues tjetër kapitull hetimor.

    Krifca e bujqësisë e qokave korruptive me fondet e pezulluara të BE. Çunat problematikë u bënë çunat e Dubait dhe dosjet e Sky-Encro kanë më tepër se gjysmën e qeverisë e funksionarëve të drejtësisë e policisë të damkosur me Mafian. DEA amerikane, ka mbi një vit me zyrë në Tiranë, ku kërkon partneritet me qytetarët pas zhgënjimeve me zyrtarët.

    Tod Robinson, kreu Byrosë së USA, kundër narkotikëve në Tiranë, nuk ishte turizëm. Edi Rama po tenton të kontrollojë Prokurori e Gjykata me ligje speciale. Tani dhe një Komision Parlamentar censure.

    Ndërkombëtarët lodhen në drejtim të paditur jo nga padijenia. Nuk duhet Drejtësi e Re (me allasoj brenda) duhet Qeveri e Re e dalë bga Opozita. Opozita, e cila edhe vetë duhet rinuar në ide e përfaqësim.

    Pa mëkate e flirte.

    Qeveri e Re, sjell vullnet të Ri që i heq kontrollin dhe ofron mbështetjen e duhur Drejtësisë. Pastaj ndëshkohen Mafia ortake e qeverisë, pushtetit, politikës…

  4. Te mbash Veliajn eshte kosto qe Rama e ka paguar shume shtrenjte. Jo vetem qe eshte nje hajdut dhe demagog medioker, por tere jeta e tij eshte argumenti i vetem i besprerit dhe i mashtruesit.

    A do kete kosto Rama te nxjerri jashte fushe Veliajn eshte pyetja?

    Zero

    1. Pse Rama mos eshte me i mire?? Keta duhet nje revolucion qe t’i shporri. Derisa te mbetet edhe nje euro per te zhvat dhe nje meter katror per te rrembyer, mavite nuk e leshojne karrigen.

      1. Pse enderroni kot.
        Ca rendesie ka se iken veliaj.
        Kujt i plasi trapi. Ne te semes te vej.
        Rendesi ka. Qe edhe po u ben zgjedhje te reja per tiranen.
        Asnje kelysh i berishes nuk fiton.
        Te tjerat se kush iken e kush do vij, jan pa pik rendesie.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Mirë e ke o popull i kuq, ju nuk doni as ujë e as drita, por vetëm pushtetin ta mbajnë hajdutët rilindas neokomunisto-mafioz!

  5. Ndërkohë vazhdon doktori nga ballkoni flet për qeveri të korruptuar, dhe nga ana tjetër urdhëron Gaz Bardhin të votojë amnistinë për zyrtarët e korruptuar (uljen e dënimit), për zyrtarët e dënuar nga GJKO. S’ka faj foltorja apo Rithemelimi se me historira babalesh e kullash korrupsioni duhet një amnisti.

  6. Ne një nga dokumentat e prokurorisë flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth , ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe 47 vjecare dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.

  7. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb

  8. Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo.

    Se kjo histori nuk mund të vazhdojë përjetësisht duke bërtitur në Parlament paradite “Poshtë penxherja, rroftë SPAK-u” dhe mbasdite “Poshtë SKAPI, rroftë penxherja”.

  9. Zamir Dule, ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës. Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës. Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

    Zamir u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua nga policia e ish presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

  10. Sali Berisha i imponoi protestës si udhëheqës vajzën e tij Argitën, një person “non grata” në SHBA, dhe Ilir Metën, një person kandidat për “non grata” dhe subjekt i drejtësisë. Të dy po ashtu, me një perceptim sterrë në opinion publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *