• |
ide | kryesore

Nga fushat e Italisë në manastiret e Tajlandës: historia e Lidin, suedezit që tani është bërë murg budist

Sport
Lidin


Në Itali ai veshi fanellat e Bolonjës nën 19 vjeç, Paganese dhe Pizës, duke fituar ngjitjen në Serie B në sezonin 2018/2019. Bëhet fjalë për mesfushorin suedez Kevin Lidin. Ai vari këpucët në gozhdë një vit e gjysmë më parë për të nisur një rrugë të pamenduar si murg budist në Tajlandë.

KEVIN LIDIN I KTHYER NË MURG BUDIST

Një mesfushor me përgatitje teknike, për të cilin u fol shumë mirë kur u ble nga Pisa në verën e vitit 2017. Më pas një periudhë e shkurtër te Bologna nën 19 vjeç dhe rikthimi në Toskanë ku me bluezinjtë fitoi playoff-in si lojtar mbështetës (ai luajti vetëm 5′ në atë sezon) për t’u ngjitur në Serie B në vitin 2019. Pastaj, pas një sezoni në huazim te Paganese ku grumbulloi 63′ në total, në janar 2020 Pisa i zgjidhi kontratën dhe Lidin u kthye në vendlindje.

Pa shumë fat, sepse dëmtimet e ndryshme e detyruan të tërhiqej nga futbolli në janar 2023, në moshën vetëm 24-vjeçare. Që nga ai moment, ai vendosi të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë një mënyrë jetese të rregullt. Ai u zhvendos në Tajlandë ku fillimisht punoi si mësues yoga dhe, më pas, ndërmori një rrugë shpirtërore në një manastir budist.

MOTIVI I NDRYSHIMIT

Në një postim në Instagram ai shpjegoi arsyet e kësaj zgjedhjeje: “Në vitin 2021 karriera ime si futbollist profesionist përfundoi për shkak të dëmtimeve. Fillova të pyes veten se çfarë është lumturia dhe cili është qëllimi i jetës. Shumica e njerëzve nuk do ta pyesin kurrë veten për këtë. Sidomos ata që besojnë se të qenit të lirë financiarisht ose të famshëm do t’i bëjë ata të lumtur. Pasi studiova shkencën e lumturisë, u bëra murg e praktikoj jogën, gjeta përgjigjen se cfarë është lumturia. Mësova si ta arrij e ta ruaj. Nuk duhet shumë për të qenë të lumtur, por kërkon zakone të mira dhe disiplinë. Është e arritshme për këdo dhe mund të bëhet kudo”. Tashmë promocioni me Pizën, foton e së cilës Lidin e mban të fiksuar në Instagram, është një kujtim i largët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *