• |
ide | kryesore

Mianmar/ Sulm në manastir, raportohet për 22 të vdekur, midis tyre 3 murgj

-Instant, Arkiva, Planet
manastir



Të paktën 22 persona, duke përfshirë tre murgj, u vranë në një manastir në shtetin jugor Shan të Mianmarit.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar. Grupet kryengritëse lokale dhe junta e mbështetur nga ushtria akuzuan njëri-tjetrin për kryerjen e masakrës në manastir.

Që prej marrjes së pushtetit nga udhëheqësit ushtarak Min Aung Hlaing, Muanmari është zhytur në dhunë politike.

Grushti i shtetit u pasua nga një goditje brutale ushtarake kundër demonstruesve pro-demokratë që dolli dhunë kundër civilëve, të rrëmbyer nga bastisjet e natës dhe të dyshuar si të torturuar në paraburgim.

 

 

Që prej fillimit të grushtit të shtetit, janë vrarë të paktën 2900 njerëz, ndërsa janë arrestuar 17500 të tjerë, shumica e të cilëve janë ende në paraburgim.

Lexo më tej: Rusia mbron qytetet e saj të pasura nga lufta, sakrifikon pakicat etnike 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *