• |
ide | kryesore

Berat, makina përplas 37-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kombinat të Beratit. Sipas raportimeve bëhet me dije se një mjet ka përplasur një 37-vjeçar me iniciale R.B i cili po qarkullonte me biçikletë. 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me lëndime në këmbë.

Mësohet se 30-vjeçari me iniciale A.M po lëviste me shpejtësi dhe si pasojë ka shkaktuar aksidentin. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para hetimore. Ndërsa burimet policore bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici pas aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *