• |
ide | kryesore

Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen dy persona në Berat

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. Sh., 43 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. GJ., 44 vjeç, banues në fshatin Kozare, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetasi, për t’i marrë atij automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit H. S., 66 vjeç dhe B. S., 69 vjeçe, bashkëshortë, të dy banues në Berat, pasi ka kallëzuar një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, se për shkak të detyrës, në ambientet e punës, këta shtetas e kanë fyer dhe janë konfliktuar fizikisht me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *