• |
ide | kryesore

Berat/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit

Lajme, Të fundit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në bypass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e Madhe”.



Një aksident ka ndodhur pak më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e madhe”. Një 28-vjeçar që drejtonte një automjet tip Skoda ka humbur kontrollin. Si pasojë mjeti ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës. Makina është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe verifikimet në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij. Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *