• |
ide | kryesore

Humb kontrollin mbi makinën/ Burri në Burrel përplaset me murin anësor, ndërron jetë

Lajme, Të fundit



Policia e Matit njofton se 62-vjeçari M.B duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.

Efektivët e policisë shprehen se si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *