• |
ide | kryesore

Mbyllet protesta e opozitës kundër Veliajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar protesta e e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë rreth orës 16:30 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur fruta dhe vezë drejt bashkisë. Situata u “nxeh” akoma më shumë pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë.

Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua sot është edhe sëmurja e një efekti të policisë të cilit i ra të fikët. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ndërhyri për ti dhënë ndihmë efektivit gjesti i cili u duartrokit nga qytetarët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *