• |
ide | kryesore

Arsyeja e ndarjes së Kim nga Odell Beckham Jr.

Paparazzi, Slider
Kim Kardashian


Kim Kardashian i ka dhënë fund romancës me Odell Beckham Jr.

Pas marrëdhënieve me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, dhe ish të dashurin e saj Pete Davidson, Kim e mbajti këtë marrëdhënie shumë private. Romanca e tyre u konfirmua vetëm kur ata u mblodhën së bashku në Super Bowl 2024 në Las Vegas. Megjithatë, tani ata nuk janë më të lidhur dhe  thuhet se kanë mbetur miq.

Një burim tha për ‘ET’ se arsyeja kryesore që Kim dhe OBJ u ndanë ishte për shkak se ishin shumë të zënë.

Ai u shpreh: Kim dhe Odell kanë bërë gjërat e tyre kohët e fundit. Kim është kaq e zënë dhe nuk i ka bërë asnjë presion vetes për t’u përkushtuar ndaj askujt ose në një lidhje serioze.”

Burimi shton, “Kim dhe Odell kanë qenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë për të ardhmen e tyre, qofshin bashkë apo të ndarë. Ata kishin një gjë të mirë dhe nuk ka mëri mes tyre. Ata filluan si miq dhe ende janë. Ata do të vazhdojnë të jenë të respektueshëm për hapësirat, karrierën, familjet dhe miqtë e njëri-tjetrit”.

Kim ka katër fëmijë me ish Kanye, North West, Saint West, Chicago West dhe Psalm West.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *