• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e synimeve kombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare.

Ai u shpreh se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia aktualisht.

Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe ka treguar mbështetjen për Serbinë.

“Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *