• |
ide | kryesore

Akt çmendurie në Shkodër/ Nëna mbyt në lumë tre fëmijët e mitur

Arkiva, Kryesore, Lajme



Alma Arrazi quhet gruaja që ka kryer një akt makabër, duke u mbytur në lumin Buna në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Shkak për këtë veprim në kufijtë e çmendurisë mendohet se është bërë dhuna nga ana e bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i cili është arrestuar nga policia.

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj
Alma Arrazi me tre fëmijët e saj

Deri mesditën e të dielës është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa polumbarët e RENEA vazhdojnë kërkimet për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë nga Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.

Fëmijët e tjerë të gruas janë një vajzë e vogël 8 vjeç, dhe një djalë 3 vjeç.

Ergys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit
Ergys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit

Në momentin e arrestimit Ergys Arrazi nuk ka dhënë shpjegime. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur që të enjten, në datën 2 Maj. Një ditë më pas, të premten, Ergys Arrazi bëri denoncim në polici, ku deklaroi se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje për ndonjë sherr të mundshëm.

Të shtunën në mbrëmje peshkatarët gjetën trupin e vajzës së vogël 9 vjeç në lumë. Menjëherë u krijua bindja se edhe nëna dhe dy fëmijët e tjerë kishin pasur të njëjtin fat.

“Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj”, njoftoi policia.

Shpjegimet e para për atë që kishte ndodhur u kuptuan pas dëshmisë së motrës së Alma Arrazit në polici. Ajo tha se Ergysi e dhunonte bashkëshorten e tij në mënyrë barbare.

Të enjten, Alma Arrazi kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Ergysit, por pa i dhënë një sinjal për aktin ekstrem që do të kryente. Dyshohet se pas takimit, ajo është hedhur bashkë me fëmijët nga Ura e Bunës.

 

Policia ka njoftuar se në trupin e 9-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në lumin Buna nuk janë konstatuar shenja dhune./Lapsi.al



22 Comments

      1. Siç ndodh shpesh në mediat shqiptare, për hir të efektit sensacional , abuzohet veçanërisht me titujt e lajmeve të kronikës së zezë.
        Titulli i këtij lajmi nuk i përgjigjet të së vërtetës.
        Deri tani dijmë që një nënë është hedhur në lumin e Bunës në Shkodër , sëbashku me tre fëmijte e saj. Është gjetur e mbytur deri tani vetëm vajza e madhe 9 vjeç.
        Por nga mënyra se si është formuluar titulli i lajmit këtu, na del se një nënë paskej mbytur tre fmijtë e saj e jo se është mbytur edhe vetë bashkë me ata.
        Duke e dhënë lajmin me një detaj të cunguar, e bën lajmin të dyshimtë.
        Nuk është hera e parë që dëgjojmë lajme të tilla makabre e në fakt duhet të quajmë viktima edhe nënat që kryejnë një veprim të tillë , në të njejtën kohë çmenduror e çnjerëzor.
        Sa abuzojmë me pasaktësira në pasojat, a nuk do të ishte më mirë që të analizoheshin shkaqet ?

        Për mendimin tim , shkak kryesor i ngjarjeve të tilla tragjike, janë edhe abuzimet mediatike të lirisë së pakufizuar seksuale.. që propogandon liberalizmi ekstrem me emisione të tilla amorale të tipit Bigh Brother.
        Lexova sot që bashkëshorti i nënës kriminele, paskej pasur një lidhje jashtë martesore me një femër tjetër.
        Është e pamundur që këtë histori të mos ta kenë ditur më parë të afërmit e çiftit e miqtë e tyre.
        Ndërkaq , kjo nënë që vetëvritet sëbashku me 3 fëmijtë e saj, vetëm për xhelozi, me siguri që do të ketë shfaqur edhe më parë shenja të problemeve psiqike.
        Përse nuk është ndihmuar ajo për tu kuruar ?

    1. Kjo ështe një tragjedi që nukë dinë çfarë emri ti vësh… Por një gjë duhët thënë se Muslimanët e shkodrës janë Muslimanët më ekstemist që ekzistonë në Shqiprie.. Këta mund ti krahasoshë veç me Talibanët, se pse këta janë më keq se edhe vet Turqit… Por shteti muti ku ështe? se pse njerzit që janë normal dhe shtetët që i thotë veti Shtet edhe në kohë luftë bën çmosin që të ndimën gra dhe femie, në nevojë. Pse ikun shqiptarët nga Shqiprija? ja dhe përgjigja, kurë je në një ditë të veshtirë nukë ke ku të vesh, nukë ke ku të kerkoshë ndihëm veç të vrasësh vetën, se pse zyra shteti nukë ka dhe shoqrija të gjykonë po qe femër, ky llojë terrorizmi kundë grave dhe femivë duhët ndaluar…

      1. Cfar shkruan o idiot ..cfar lidhje ka besimi me i mire dhe me i llogjikshem i njerezimit me qeniet idiote shqiptare

      2. 19:22 meqe ti hedh fjalet si lopa bajgat e nuk jep argumente po te jap un: Shifi nga vijn ata qe shkuan te luftonin ne Siri. Nuk vijn nga Shkodra qender katolike po jan shumica Tirane, qender e muslimanizmit e poshte.2) po te ishin ekstremiste ne Shkoder nuk do bashkjetonin 3 fe ne nje qytet ku ; Myftiu esht djal qe ka dal nga nje martes mixe; prifti ortodoks i Shkodres ka grua muslimane dhe me rregull te pashkruar ka alternim te kryetarve te bashkis pa problem her musliman e her katolik qe te ket perfaqsim te drejte.
        Kurse ate luften per pushtet deri ne vrasje qe ndodhi para ca viteve nuk e njeh Myftinia e Shkodres po e Tiranes. Ca gyn feja ketu e di truri yt i kompkesuar

    1. Eshte raca jote, o fshatar, do apo s’do!
      Por skamaja dhe politkat proletare sorosiane i dettrojne te marrin rruget, apo te ekzekutohen…..

  1. Nivel i ulet arsimor dhe shoqeror sjell depresion dhe dhune sistematike. Nje nene qe merr me vete dhe femijet e saj te mitur ne nje akt kaq makaber, duhet te kete qene teper e deshperuar dhe e braktisur nga familja e saj, shoqeria dhe institucionet.

    1. Bravo,kjo eshte pergjigja deshperimi dhe asnje mundesi zgjidhje,fakti qe vetem motra ka denoncuar ndersa pjestaret e tjere te familjes nuk kane reaguar dmth e vetmja zgjidhje ka qene ky akt makaber.
      Por duhet kujdes pasi fakti qe nuk kane reaguar meshkujt e familjes se saj diçka mund te ndodh.
      Zoti i paste ne parajse ato krijesa te pafajshme🙏

  2. Clidhje ka rraca mer hajvon kavaje, te lajthitur ka ne cdo rrace.
    Pse kjo motra e kesaj te shkretes flet tani per dhune ne polici, ku ishte kur motra qe gjalle dhe e dinte qe i shoqi e abuzonte barbarisht!!!

  3. Po pra, jane rrace muti. Po edukatorja qe i thyen kemben femijes? Po 80 apo 40 kopshte pa license dhe moterqirajt e policise, tatimeve nuk folen dhe nuk flasin. Te duken rrace e mire? Patriotin lereni ne hale me mire.

    1. paskan informacione për korrupsion apo ndikim të paligjshëm në tendera, dhe nuk i denoncojnë, por i thonë kur u prekin Shkëlzenin. D.m.th. gjithçka bëhet për Shkëlzenin, Saliun, Argitën, Jamarbërin dhe Lirinë. Televizionin e kanë ngritur me lekë të zeza për ta, lejet e ndërtimit i marrin për ata, trafikun e influencës e bëjnë për ata dhe nëse dikush ua prek këta, pastaj dhe “denoncojnë”.Cfare mund te presesh nga nje taleban si Qim peka

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        O kar shif familjen tënde, se po ti kesh mirë ata, nuk ha mut me Saliun e Shkëlzeni, por për idiotët edhe pas 12 vitesh fajin i ka Saliu e Çim Peka!

  4. Eshte kalbur totalisht shoqeria shqiptare. Ka vite qe hajduti i pabesi kurva vrasesi jane ajka shoqerise. Ky raport kokeposhte sle vend per njeriun nomal. Kush polic ddo vinte ta ndihmonte ate te mjeren. Ata para qe mbajshin era dhi apo te sotmit qe mbajn era droge?

    1. 21.42 pse e ben politike biseden, o bythqir patronazhist. Me fal, harrova, ti bythqir je.

      Moterqir province

  5. Si nena, ashtu edhe femijet jane te katert viktima te nje mashkulli kriminel. Krim ka edhe kur tjetri te mbyt me doren e vet edhe kur te shtyn, permes tortures, psikologjike dhe fizike, te mbytesh. Fatkeqesia e madhe e te gjitheve ne eshte se sjellja kriminale e mashkullit ne fjale (se as njeri nuk e quajme dot) perligjet nga shumekush. Keshtu p.sh., familjaret e “shtazes” (se nuk mund te quhet njeri) po deklarokan sot se ai gruan po, e dhunonte (pasi paskan pas probleme…) ama femijet jo, kurresi jo femijet! Se tju rrahesh nenen e tju besh me dije se ke nder mend tjua zevendesosh (me nje kurve, mesa lexojme neper portale) nuk qenka dhune, dmth!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *