• |
ide | kryesore

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Arkiva, Planet, Të fundit



Lidershipi i Hamasit thotë se ka pranuar marrëveshjen për armëpushim në Gaza, transmeton “BBC”.

Në një komunikatë, grupi thotë se ka informuar ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për vendimin.

Detajet e plota të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, përfshirë se sa do të zgjasë dhe çfarë nënkupton për pengjet e mbajtura në Gaza.

Zyrtarët e Hamasit kanë thënë se “topi tash është në fushën e Izraelit”.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare, Hamasi ka thënë se lideri i tij Ismail Haniyeh, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, sheikun Mohammed bi Abdulrahman Al Thani, dhe me ministrin e Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel, dhe i ka informuar se Hamasi pranon propozimin e tyre për armëpushim.

Vendimi vjen në ditën kur Izraeli u ka bërë thirrje 100 mijë palestinezëve të largohen nga lindja e Rafahut për një “operacion të limituar ushtarak”.

Në Gaza janë parë qytetarët duke festuar në spitalin Aq Aqsa pas lajmit për marrëveshjen.

Më herët, Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti qëndrimin e tij të qartë për Rafah në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Bideni përsëriti qëndrimin e tij të qartë për Rafahun gjatë telefonatës me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas deklaratës zyrtare të SHBA-së lidhur me bisedën. Washingtoni ka thënë vazhdimisht se nuk e mbështet një pushtim të Rafahut pa një plan për të ndihmuar civilët që strehohen atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *