• |
ide | kryesore

Dy vajzat u mbytën bashkë me nënën dhe vëllanë në lumin Buna, nxënësit homazhe në shkollën e tyre

Lajme, Të fundit



Mësimi në klasën e dytë të shkolles publike “Ndre Mjeda” nuk do të zhvillohet normalisht edhe ketë të martë. Në bankën e Ergesës dhe Grejsit, ku deri dje kishte libra, sot bashkemoshataret vendosën lule. Me dhimbje në shpirt, nxënësit i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre që humbën jetën tragjikisht pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët.

Një prej bankave të klasës së dytë është bosh. Aty duhej të ishin ulur dy vajzat, Ergesa 9 vjeçe dhe Gresa 8 vjeçe. Mësuesit i përshkruajnë si dy nxënëset shembullore që rrezatonin vetëm mirësi. Prindërit nuk kanë fjalë të flasin për këtë tragjedi, pasi dhimbja është e madhe për të gjithë.

“Është një fatkeqësi, s’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve. Jam pa fjalë”, shprehen një prind.

Dy vajzat humbën jetën tragjikisht, pasi nëna e tyre u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët më 2 maj. Deri më tani janë gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi dhe djalit 3 vjeç. Nëna Arrazi e mori vendimin ekstrem pas dhunës psikologjike dhe tradhtisë nga i shoqi, Erdys Arrazi i cili tashmë është vënë në pranga.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *