• |
ide | kryesore

Vdekja e Navalny, sot zhvillohen homazhe në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Sonte në ora 18:00 do të mbahen homazhe në Prishtinë në nder të opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg në Arktik. Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë do të zhvillojnë homazhe duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny njëkohësisht edhe si formë protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.



2 Comments

  1. Ky Navalny, ka pas fol gjo per pamvaresine e Kosoves, qe po bejne homazhe kta kosovart?!
    Pyetje e kam, per tu eduku

  2. Me mire te kishin bere nje tubim ne solidarizimin me legjenden e Demokracise Shqiptare
    Dr.Pr. Sali Berishen, qe po mbahet i arrestuar nga bijte e atyre qe gjakosen, shtypen e varferuan
    Shqiperine per 45 vjet dhe qe sot po e vjedhin, po e shpopullojne dhe po perdhunojne me
    keq se cdo pushtues qe ka kaluar mbi kete toke, te solidarizohen me njeriun qe beri me shume
    se cdo kush tjeter per Kosoven e Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *