• |
ide | kryesore

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Lajme, Të fundit



Një turiste gjermane ka humbur jetë në Zvërnec të Vlorës.

Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e Vlorës.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *