• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të këtij shteti.

Osmani ka shkruar në Facebook se në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëheraz themelues i MCC-së, ka folur për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast ka rikonfirmua rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin.

“Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së ku do të merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, me ftesë të Qeverisë amerikane, përkatësisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC.

Ajo gjatë këtij samiti do të mbajë fjalim, si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.

Osmani do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetërorë të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan. /KosovaPress/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *