• |
ide | kryesore

Zbulohet “shtëpi bari” në Tepelenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit.

Mësohet se është zbuluar një ambient i mbyllur i braktisur. Në momentin që është zbuluar nga policia në banesën ku nuk kishte njeri, kanë qenë të instaluar drita verbuese për ngrohje të përshtatur si shtëpi bari.

Deri me tani janë zbuluar mbi 230 rrënjë kanabisi.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njeri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë shtëpi bari. Aksioni vazhdon për verifikimin e personave të tjerë.

Policia e Tepelenës/ Informacion paraprak

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *