Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar shefin e Shërbimit të Gardës Shtetërore, i cili është personi përgjegjëse për mbrojtjen e kreut të shtetit. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi dy nga oficerët e kësaj agjencie u arrestuan pasi ishin pjesë e një komploti të përgatitur nga Rusia, për atentat kundër Zelensky-t.
Shkarkimi i shefit të UDO-së, Serhii Rud u zbulua në një dekret presidencial, por asnjë arsye nuk është dhënë për largimin e tij.
Sipas medias shtetërore ukrainase Ukrinform, Rud u emërua si truproja më i lartë i Zelensky-t në tetor 2019. UDO ka për detyrë të garantojë sigurinë e presidentit të Ukrainës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe mbrojtjen e ndërtesave administrative.
Por, në fillim të kësaj jave shërbimi sekret ukrainas dhe policia vunë në pranga dy zyrtarë të sigurisë që dyshohet se ishin të përfshirë në komplotin e radhës për ta ekzekutuar Zelensky-n.
“Dy kolonelë në UDO u akuzuan për kryerjen e aktiviteteve subversive kundër Ukrainës në këmbim të kompensimit financiar”, tha të martën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Të dy kolonelët u akuzuan për tradhti, ndërsa njëri u akuzua gjithashtu për përgatitje të një akti terrorist.
SBU njoftoi se ndërhyrja e tyre kishte bërë që të “dështonin” planet për të vrarë Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kreun e këtij shërbimi, Vasyl Maliuk dhe kreun e Inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.
Zyra e prokurorit tha se njëri nga të dyshuarit mori dy dronë dhe municione nga shërbimi i sigurisë shtetërore të Rusisë (FSB), të cilat ata synonin t’i transferonin te një bashkëpunëtor tjetër për të kryer një shpërthim.
KY RROTE KARI PO BEN VIKTIMEN
CIFUT SHKERDHAT QE SHKATERROI NJE KOMB TJETER VEQ PALESTINES
;))) Nxehtë vajzat janë duke pritur për ju në – – Top25.fun