• |
ide | kryesore

Projektligji për shëndetin riprodhues, Berisha: Nismë monstruoze dhe antishqiptare

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nga Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe Partinë Demokratike ku ishte në një lidhje live. Berisha gjatë fjalës së tij foli me tone të ashpra për projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Sipas tij ky projektligj është nismë monstruoze, çnjerëzore dhe antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar. Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama ka angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi ku theksoi se në themelin e shoqërisë është familja.

Fjala e Berishës:

Një përshëndetje të përzemërt kam për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata, të cilët në momentet më të para të shfaqjes së kësaj nisme, do ta quaja pa abuzim në semantikë, nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se rreth 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj dhe mijëvjeçarë. Regjimit të Edi Ramës.

Pas instalimit të një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, kuadër që ju imponoi rreth 35 përqind të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar. Kuadër që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tani në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, ky famëzi që në histori ka ekuivalent vetëm Edi Ramën, kishte përcaktuar si objektiv kryesor nënën shqiptare për të shkatërruar kombin shqiptar.

Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi zbret tani në themelimin e kombit. Në themelin e shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe të shoqërisë, familja. Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit. Midis doktrinës komuniste për familjen në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së Xhorxh Sorosit, ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta.”



1 Comment

  1. Kur e dini qe ka keto te zeza ne koke prese e lini? Ju si opozite duhet te perdorini te gjitha mundesite qe ju jep ligji, por ju merreni vetem me denoncime! “Nuk behet ajo pune me gishta” thote populli. Duhet levizje kombetare per te pembysyr kete qen tradhtar, jo dengla sallonesh, qe prej dhjete vjetesh. Sa here qe e keni thirr populli ka qene gati per revolucion, por ju jeni terhequr: Nga frika, apo se jeni shitur, nuk mund te dihet, por e vetmja gje qe dihet eshte se ; per te shpetuar vendin dhe shqiptaret eshte révolucioni si ne Ukaine, me permbysje, jo pordhe me rigon alla tradhtarshe! Tung o Salë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *