• |
ide | kryesore

Identifikohet atentatori i kryeministrit sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

Arkiva, Lajme, Të fundit


Shkrimtari 71 vjeçar Juraj Tsintula është autori i atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico mesditën e sotme.

Shkrimtari i njohur e ka thirrur në emër kryeministrin para se ta qëllonte me armë zjarri.

“Robert, hajde këtu!”- mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin teksa ky i fundit po bisedonte me disa prej mbështetësve të tij.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Në vitin 2016, Tsintula punoi si roje sigurie në një qendër tregtare. Një ditë ai u dhunua nga një trafikant droge i cili shkaktoi një sherr në një supermarket. Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë të merrte aktin ekstrem gjatë ditës së sotme (15 maj).


5 Comments

  1. poeti eshte nje nga shpirtrat me te lartesuar dhe idealiste.

    Konfliktin njesoj si ne ne Shqiperi qendron tek instrumentalizimi qe diktatoret i bejne krimit te organizuar si shtpes te shpirtit dhe intelektit deri ne nje vdekje per se gjalli.

    e njejta gje qe dje ne komunizem dhe diktature behej me hetues, prokurore, torturues, gardiane, shume me shume behet sot kur shteti i eshte leshuar mafies, dhe vjen nje dite qe poeti nuk pranon me te behet viktima si zakonisht por per nje dite te vetme ndrron rolin.

    I lumte atij poeti. Ketu do bente shume me teper pune poezia e ketij lloji

  2. per te gjithe banden e rilindjes: ky quhet atentat politik. ndodh gjithmone kur nje diktator i veteshpallur kerkon me cdo kusht te shtypi popullin e tij permes krimit te organizuar

  3. Shkrimtar i njohur me 3 vjersha qe ka punu roje supermarketi. Tipik profil per disident politik. Pak a shume si LHO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *