• |
ide | kryesore

Fabrizio Corona, baba për herë të dytë

Paparazzi, Slider


Fabrizio Corona dhe e dashura e tij Sara Barbieri janë në pritje të një fëmije të parë së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur revista e përjavshme Chi, e konfirmuar nga vetë dyshja. Për të dhënë lajmin e ëmbël për miqtë dhe të afërmit,  Corona dhe
 Barbieri zgjodhën një restorant në Milano.
“Ne e morëm lajmin e mirë tri javë më parë, ia kam thënë tashmë djalit tim, Carlos, dhe ai është shumë i lumtur. Ardhja e një fëmije, na ndihmon të gjithëve të shikojmë nga e ardhmja”, u shpreh Fabrizio.
Sara, prej rreth tre vitesh është e fejuar me ish-mbretin e paparacëve dhe është me origjinë nga Firence.
“Sara është gruaja e parë në jetën time që nuk e kam lënduar, që nuk e kam shfrytëzuar, që nuk e kam përdorur për të bërë diçka. Nuk do të martohet me mua, e pyeta, më tha jo…”, zbuloi ai në vitin 2023 në episodin e programit Rai “Belve” duke iu përgjigjur pyetjeve të Françeska Fagnanit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *