• |
ide | kryesore

Regjisori i njohur, baba për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori i njohur Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij,Daniella janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë së bashku gjatë fundjavës së pushimeve, ka mësuar ekskluzivisht PEOPLE.

“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se Daniella solli në jetë vajzën e tyre më 2 korrik 2022, motrën e vogël të Leos, fëmijën e tyre të parë”, thannë përfaqësuesit e ciftit në një deklaratë.

Daniella, vajza e kantautorit izraelit Tzvika Pick, fillimisht filloi të takohej me Quentin pasi e takoi atë në vitin 2009 teksa ai po promovonte filmin e tij Inglorious Basterds. Dyshja u fejuan në qershor 2017 dhe u martuan në nëntor 2018. Djali i tyre Leo lindi në shkurt 2020.

Vitin e kaluar, Tarantono foli për detyrat e tij të babait në Jimmy Kimmel Live! duke zbuluar emrin e djalit, i cili nuk u vendos nga miqësia e ngushtë me aktorin Leonardo DiCaprio, me të cilin punoi në Django Unchained dhe Once Upon a Time in Hollywood.

“Njerëzit  supozonin se unë e emërova sipas Leonardo DiCaprio-s”, tha ai në atë kohë. “Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por … ai ka marrë emrin e gjyshit të gruas sime, por edhe sepse në zemrat tona, ai ishte luani ynë i vogël”, u shprehfituesi i Oskarit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *