• |
ide | kryesore

Ndërron jetë regjisori i njohur Vladimir Prifti

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prifti



Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Vladimir Prifti.

Lajmi u dha nga ministrja e kulturës, Elva Margariti e cila shkroi në rrjetet sociale se Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë, teksa la pas një shkollë për filmin shqiptar.

“Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë!

Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkroi Margariti.

Regjisori Prifti regjistron dhjetëra filma gjatë karrierës së tij të gjatë në kinematografi mes të cilëve; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time” etj.

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, me 1 Qershor 1942. Ai diplomua në shkollën e lartë për aktorë, “Aleksandër Moisiu” dhe më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor, ku luajti disa role dytësore. Pas disa përvojave si asistent regjisor në teatër, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së, prej nga ku nisi edhe pasioni i tij për filmin.



2 Comments

  1. “Flutura ne kabinen time”, proteste therese e iundividit kundra sistemit te kalbur komunist!

    Emri do t’ju kujtohet gjithnje, z. Prifti!

  2. U prehte ne paqe dhe Zoti qofte me te.

    Zoti e ndihmofte Shqiperine qe njerez te tille gjigande te mbeten ne kujtime dhe si shembuj per tu ndjekur, si fanare ndricues ne keto kohra te errta ku jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *