• |
ide | kryesore

Humbi zgjedhjet, Kovaçevski dorëhiqet nga drejtimi i LSDM

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së. Mësohet se Kovaçevski e kishte shpallur dorëheqjen më 8 maj, si akt moral dhe në përputhje me statutin e partisë.

“Ju informojmë se në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, kryetari Dimitar Kovaçevski konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e kishte shpallur më 8 maj, si akt shumë moral dhe në përputhje me Statutin e Partisë ka iniciuar mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizës së rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e LSDM-së, të zgjedhura nga Kongresi, në funksion të rezultateve zgjedhore”, njoftoi sot pasdite Bordi Ekzekutiv i LSDM-së.

Ish-kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit në Maqedoninë e Veriut pranoi se partia që drejtohej nga ai mori një goditje të fortë dhe i ka quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve.

Kovaçevski tha në atë kohë se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brenda tyre në nivelin lokal dhe qendror. Ai shtoi atëherë se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *