• |
ide | kryesore

Rezoluta antikorrupsion miratohet me votat e PS, Tabaku: Parlamenti ka nevojë për përfshirje

Lajme, Të fundit


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku me 9 vota të mazhorancës u miratua rezoluta antikorrupsion për thellimin e reformave. Opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa rezoluta pritet të kalojë të hënën në Kuvend.

Tabaku tha se parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirje për ta bërë procesin e integrimit, kombëtar dhe dhe jo për një tjetër rezolutë që nuk do të zbatohet.

“Nuk besoj se mazhoranca e ka lartësinë që të na predikojë ne luftën ndaj korrupsionit Unë si kryetare këshillit kombëtar të integrimit e kam thënë që lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë. Së dyti janë një pjesë funksionesh me ngritjen e komisionit të posaçëm që i takojnë këshillit kombëtar të integrimit.

Janë edhe një pjesë që lidhen me mbikëqyrjen, raportimin dhe monitorimin që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mund të raportoje tek vetja. Kjo është një detyrë që ligji ja ka dhënë për procesin e integrimit opozitës. Unë mendoj se parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë tjetër që nuk zbatohet. Parlamenti ka nevojë për një gjithëpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit proces kombëtar, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët, por ka nevojë që të mos miratojmë copa letre që dihet se çfarë fundi kanë”, tha Tabaku.


10 Comments

  1. Nuk kuptoj modelin kaq finlandez te nje opozitareje me krizen e thelle qe po perjetojne shqiptaret..Ne fakt eshte vetem tregues i kapjes nga qeveria e pseudodemokrateve
    Me mir te heshte sepse krijon me besim.

  2. Nga lidhjet me Berishën te blloku i llogarive, zbulohen të pathënat e Martinajt: E ‘veshi’ krimin me papion dhe kollare,kriminel e hajdut me te madh se serbi salih me mulin agjent,tritanin e prasit,vokshin me naften etj etj nuk do gjesh as ne ballkan o shpellkar

  3. Kjo po punon kaq shumë sa nuk shkon dot në protest para bashkis , po me paturpësin më të madhe thot ; kam protestuar para dy vitesh ! Vazhdo qesh , se “pun opozitare “ ësht dhe ajo ! Po sot çfar bëre o ti bashiste dhe taulantiste ! Fole para mikrofonit e krehur dhe e veshur , pastaj !? Çthot Eskobari , se ju mbështeti shumë , atë vemjen dhe ju krimbat ! Je dakort me votën e lir dhe demokratike ,por nuk njeh votën në parti ! Ti vishu e tundu sa të duash demokratët votojn të lirë Doktorin !Se po shikojn që ësht i vetmi që nuk e bëjn leck homot e ambasadave !

  4. I paemër
    23/05/2024 te 14:44
    Hajdutet miratojne ligjin -anti-korrupsion-absurditet

    I madh je!
    situate qe per ta identifikuar duhet te shpiket nje fjale e re, pasi nuk ka fjale ta pershkruaje .
    zoti e ruajte Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *