• |
ide | kryesore

Reshje të dendura shiu në Elbasan, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Lajme, Të fundit


Moti i keq me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë qytetin e Elbasanit pasditen e kësaj të shtunë. Mësohet se reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë. Uji ka vërshuar në rrugë, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e makinave.

Si pasojë e motit të keq mësohet se është shkaktuar edhe një aksident në këtë autostradë, por nuk ende një reagim zyrtar nga policia. Sakaq raportohet se moti i keq gjithashtu ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa fshatra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *