• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, lëndohen dy persona

Lajme, Të fundit
Lezhë, aksident, Paskuqan, aksident, polici


Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak:

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *