• |
ide | kryesore

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

Paparazzi, Slider


Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar në fshehtësi gjatë fundjavës së kaluar, raporton Page Six.

Ata u shfaqën në disa foto të shkrepura nga paparacët me unazat e martesës në gishtat e tyre. Brown, e veshur casual, i ktheu përgjigje një paparaci, i cili e uroi çiftin e ri. “Faleminderit”, tha aktroja e “Stranger Things”.

Sipas burimeve, ata po planifikojnë një tjetër ceremoni më të madhe, por tani për tani, janë martuar ligjërisht. “Martesa ishte shumë private dhe romantike. Ata thanë betimet me familjarët e afërt”, shtoi burimi. Aktorja dhe modeli do të bëjnë një tjetër dasmë në Itali, gjatë verës.

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi Millie ua dha lajmin fansave në prill 2023 se Jake i kishte propozuar për martesë. “Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha,” shkroi ajo në një foto të tyre së bashku në atë kohë me një unazë në gisht.

Babai i Jake më vonë iu drejtua momentit historik të djalit të tij në moshën e tij të re. “Unë nuk e di nëse mosha ka rëndësi. Nëse gjeni partnerin e duhur dhe rriteni së bashku — mendoj se kjo do të ishte këshilla ime me të vërtetë, të rriteni së bashku është diçka e mirë,” i tha ai Andy Cohen në emisionin e tij SiriusXM, Radio Andy.

“Millie është e mrekullueshme. E gjithë familja e saj është e mrekullueshme”, shtoi këngëtari me famë botërore. “Jake është shumë, shumë i lumtur.”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *