• |
ide | kryesore

Drake reagon ndaj kritikave për miqësinë me Millie Bobby Brown

Paparazzi



Pas pesë vitesh heshtje mbi këtë temë, Drake më në fund po i përgjigjet reagimit të ashpër që pati miqësia e tij me Millie Bobby Brown. Reperi trajtoi polemikën e vitit 2018 në një nga këngët e albumit të tij të ri, For All the Dogs, i cili u publikua më 6 tetor.

My bank account is magnolia, Millie rockin’, ayy / Weirdos in my comments talkin’ ‘bout some Millie Bobby, look,” këndon ai në këngën , “Another Late Night,” me Lil Yatchy.

Debati në fjalë u ngrit kur aktorja e  Stranger Things zbuloi se reperi i atëhershëm e kishte ftuar atë në koncertin e tij në Australi. “Unë jam një fanse e tij! Sinqerisht, tani  ne komunikojmë së bashku gjatë gjithë kohës ,” ndau Brown,  e cila ishte 14 vjeç në atë kohë, në një intervistë të korrikut 2018 me W Magazine. “Ai më ndihmon me gjithçka. Ai është i mrekullueshëm. Ne darkuam së bashku pasi u takuam në Sydney.”

Zbulimi i miqësisë së tyre bëri bujë, me Drake që u mor në pyetje për miqësi me një aktore 17 vjet më të vogël nga ai. Ndërsa ai mbeti i heshtur, Millie u ngrit për të mbrojtur miqësinë e dyshes, duke hyrë në Instagram Story në shtator të atij viti.

“Pse duhet të përfolet në media një miqësi e bukur? Njerëzit janë të çuditshëm… me të vërtetë,” shkroi ajo. “Jam me fat që kam njerëz në biznes që më dedikojnë  kohën e tyre për të më ndihmuar në karrierën time. Jam shumë e bekuar që kam njerëz të mrekullueshëm në jetën time.”

Brown nuk është i vetmi personazh i famshëm që Drake i referohet në album. Sipas fansave kënga “Fear of Heights”  është një diss për Rihannan dhe për të dashurin e saj të ri, A$AP Rocky./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *