• |
ide | kryesore

Tenton vetëvràsjèn me kallàshnìkov 53-vjeçari në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, makinë, Sherri me sende të forta, dy të arrestuar në Pukë, gjahut


Një 53-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në banesën e tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mihal Grameno rreth orës 16:30 të ditës së sotme. 53-vjeçari i identifikuar si Astrit Tota ishte në banesën e tij kur ka ndërmarrë aktin e rëndë. Sipas njoftimi të policisë, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tota ishte ndihmësmjek në spitalin e Traumës, ndërsa plumbi i ka hyrë në anën e majtë, sipër zemrës, duke i dalë në anën tjetër por pa i prekur organet jetësore.

Policia: 

Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *