• |
ide | kryesore

Kërkoi arrestimin e protestuesve/ PD akuza gazetarit se merr para nga inceneratorët

Arkiva, Lajme, Të fundit


Partia Demokratike doli sot me një reagim për Arbër Hitajn, kreun e shoqatës së gazetarëve që kërkoi arrestimin e protestuesve pas incidentit në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Hitaj drejton shoqatën seksionin shqiptar të AEJ, por sipas opozitës i shërben pronarit të tij Karlo Bolino dhe është paguar nëpërmjet të atit nga fondet e inceneratorëve.

“Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Haëk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Haëk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran. Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt. Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë Inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë konçension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj” thuhet në reagimin që lexoi zëdhënësja Silvi Bardhi.

Në incidentin që ndodhi në protestën para bashkisë së Tiranës një nga kapsollat shpërtheu në vendin ku po qëndronin kameramanët e televizioneve. Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar që drejtohet nga Arbër Hitaj bëri thirrje që “policia të vendosë para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale”.

DEKLARATË E ANËTARES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, SILVI BARDHI

Protesta e qytetarëve të lirë kundër korrupsionit dhe vjedhjes përballë bashkisë Tiranë, me sa duket ka tronditur thellësisht Grupin e Strukturuar Kriminal të Inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D.

Ky fakt u vu re më së shumti pas protestës së 9 të organizuar ditën e djeshme. Nuk përbën aspak habi, që dje pati dy reagime qesharake në mbrojtje të bandës së Inceneratorit të Tiranës dhe bandës “5D”, duke kërkuar arrestimin e protestuesve dhe jo të hajdutëve.

Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur jo fitimprurëse që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të Tiranës.

Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Ky i fundit ka dy arsye madhore për të ofruar këtë shërbim. E para, ky reagim bëhet për të mbrojtur interesat korruptive dhe klienteliste të punëdhënësit Karlo Bollino, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për grabitjen e truallit mbi të cilin ka ngritur televizionin e tij dhe faktin se financohet me paratë e inceneratorit Tiranë.

Arsyeja e dytë është se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Haëk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Haëk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran.
Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt.

Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë Inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë konçension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.

Të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike ka një pyetje të thjeshtë për ju. Cfare objekti ruan shtetasi Abedin Hitaj, i cili paguhet plot 1 mijë e 600 euro në muaj???

Kjo mbetet një pyetje retorike, pasi nuk ka shqiptar dhe ndërkombëtar që nuk e di se incenerator NUK KA.

Në mbarë botën e civilizuar, roje e një objekti që nuk ekziston, i cili paguhet me 1 mijë e 600 euro në muaj, vetëm babi i Arbër Hitaj mund të jetë. Ky shtetas është thjeshtë një prestanome i Inceneratorit të Tiranës, e jo më kot i biri i tij, Presidenti i Organizatës anonime Arber Hitaj, bën thirrje për arrestimin e protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e hajdutit të shekullit Erion Veliaj.

Partia Demokratike është në mbështetje të qytetarëve dhe kundër vjedhjes që po u bëhet atyre ditën për diell. Partia Demokratike respekton dhe mbron çdo gazetar i cili ndjek në kushte të papreçedenta çdo ngjarje në Shqipëri. Puna dhe pozicioni i tyre do të jetë nën vëmendjen tonë të veçantë, pasi si kurrë ndonjeherë media nuk ka qenë më e frustruar dhe më e dhunuar nga banda e pushtetit.

 


11 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Duhet me fillu me i rrahur këta mutër që mbrojnë hajdutët!

    1. Ky nuk ka lidhje fare me gazetarine..militant i kuq si buburrecat e topit dhe tv te tjera qe grabisin shum nga buxheti i shtetit

    1. Gjoba??

      O kari gjoba vihet nga ata që oanë pushtet

      Pastaj ti je kar se po të doje të vije gjobë ja thoje privatisht që do të të fëlliq se të kam në dorë, dhe nuk e fëlliq publikisht se nuk ke me ca ti besh

      Apo fajin e ka saliu prape

      1. Ky gazetari qe gjoja qenka dhe kryetari i nje shoqate gezetaresh duhet te jete g99 dhe lepires bythe i rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *