• |
ide | kryesore

Përçarja nga Rama/ Si po shndërrohet në forcë për PD

Arkiva, Kryesore
PD



Ndonëse Edi Rama është përfshirë prej dy vjetësh e gjysëm në një projekt total për përçarjen e opozitës, kjo e keqe ka mundësi të shndërrohet në forcë për PD-në. Me gjithë angazhimin e pushtetit personal për të mbajtur dy opozita në luftë për vulën, me gjithë angazhimin e diplomatëve të lobuar për të dhuruar shiringa force për pjesën më të dobët, pavarësisht aparatit mediatik dhe atij gjyqësor për ti fryrë ndasive, të gjitha këto mund të prodhojnë një PD më demokratike ashtu siç nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj. 

Si shembull për këtë mund të merret procesi i vështirë disa mujor i bashkimit të dy pjesëzave të grupit parlamentar. Po të shikohet mbledhje e fundit e këtij forumi, aty ka debat, përplasje idesh, mendime diametralisht të kundërta, ndandonjëherë edhe sherre e pastaj në fund konvergim në një aksion të përbashkët në parlament.

Përshembull, Agron Gjekmarkaj ka folur gjatë për të vënë në dyshim rrugën radikale dhe obstruksioniste në parlament. Ai ka ngritur shqetësimin se mos kjo është gjëja që i volit Ramës më tepër sesa një kritikë e arsyeshme.

“Kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshojë, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës” ka thënë ai duke shtuar se të funksionuarit si “grup i gatshëm duhet të ketë një limit”. 

Pranë idesë së tij ka qenë edhe Ervin Salianji: “Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai. 

E megjithatë këtë të enjtë protesta parlamentare në sallën e kuvendit ka vazhduar me ritme të njëjta pavarësisht këtyre diskutimeve.

Një temë tjetër e nxehtë ka qenë ajo për mënyrën se si duhet mbrojtur Berisha nga arrestimi i padrejtë dhe nga tentativa për ta nxjerrë nga jeta parlamentare. Deputetja Albana Vokshi ka zhvilluar një debat me Gazment Bardhin.

Vokshi i ka kërkuar llogari Bardhit se përse Rithemelimi nuk kishte përfaqësi në Bruksel, në takimin e Komitetit të Stabilizimn Ascoimit.

Sipas saj në Rezolutë duhet të ishte përfshirë edhe çështja e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit.

“Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?”- ka thënë Vokshi, sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa.

“Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë”- është përgjigjur Bardhi. Pra a është çështja e liderit të opozitës personale apo një problem demokracie. 

Madje një deputet si Gjekmarkaj ka arritur të flasë për një PD post-Berisha.

Ai ka thënë se brenda PD-së ka emra që mund të zëvendësojnë Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e PD. 

“Gazment Bardhi është një politikan i ri. Më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë.

Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë”, tha ai. 

Në PD tani debatohet lirshëm edhe për këtë. Të imagjinosh për një çast që kjo mund të ndodhte për Ramën në PS! Pra sa do e rëndë të ketë qenë strategjia e koordinuar për përçarje, ajo e ka bërë PD më të hapur dhe demokratike. Nëse kjo frymë që po mbretëron në grupin parlamentar shtrihet dhe në partinë që të gjitha palët zotohen se do e bashkojnë, PD ka shancin të bëhet e vetmja parti me pluralitet të brendshëm në Shqipëri, duke vërtetuar tezën se jo çdo e keqe vjen për keq. 

©LAPSI.AL 



20 Comments

    1. Beni gjith kete shkrim.
      E nuk na ndriçoni.
      Cila PD do behet me e fuqishme?
      Ajo e L. Bashes.
      Apo e F. Nokes.

  1. edhe militanti me fanatik e di qe aty ska demokraci po ka vetem Berishe e ca te thote Berisha. Nuk e di me ca sysh e keni pare ju

    1. Po o idiot, po.
      Te pakten nuk jane ne rresht duke i thurur vargje idioteske “Skenderames”. Secili nga keta mendon me koken e vet dhe kete te pakten e kane vertetuar disa here. Sa do ecin, kjo eshte per t´u pare…

    2. O Lapsi. Kush e beri kete shkrim kaq amator.
      Po i beni frymarje artificiale. Dickaje qe ka vite qe ka ngordhur.
      Jeni qorra dhe te shurdhe.
      Ata kan nxier thikat dhe po presin momentin te vrasin njeri tjeterin. Ju i prezantoni si shpetimtar.
      Keta qe jan as nuk kan ndonje shans qe ta rikthejn ne jet partin.
      Po nuk erdhi gjak i ri ne parti. Qe nuk ka asnje lidhje me keta te vjetrit. Nuk ka shpetim.

  2. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH YLLI PATES FRRYK CYPIT LAL DHJERIT ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES

  3. Sali Berisha, një far drite e shndritshme në historinë politike të Shqipërisë, një yll që ndriçon me të vërtetën e tij të pakontestueshme dhe integritetin e tij të pathyeshëm. Si mund të mos vlerësojmë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e demokracisë, një lojtar i pafajshëm në një skenë politike aq të ndotur nga korrupsioni dhe intrigat, që ai vetë, në mënyrë kaq altruiste, ka zgjedhur të mbetet larg nga çdo akuzë apo skandal?

    Është e qartë se me çdo vendim të tij, ai ka pasur vetëm një qëllim: të avancojë interesat e Partisë Demokratike, pa marrë parasysh kostot personale. Cilët udhëheqës te tjere do të guxonin të sakrifikonin kaq shumë për të mbajtur partinë e tyre në një vend kaq të qëndrueshëm, të sigurt nga ndryshimi apo risia e frikshme?

    Nuk është çudi që Partia Demokratike, nën drejtimin e tij të mençur, ka arritur nivele të tilla të suksesit që shumë prej nesh as nuk mund ta imagjinojmë. Kush do të kishte menduar se të qëndrosh në vend, të përsëritësh të njëjtat ide dhe të refuzosh të përqafosh ndonjë perspektivë të re do të ishte rruga më e sigurt drejt inovacionit dhe progresit?

    Me të vërtetë, Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë figurë të shquar, një udhëheqës që ka shfaqur një përkushtim të pakompromis për të mbajtur gjërat pikërisht siç janë. Çfarë mund të jetë më frymëzuese se kjo?

    1. Në mënyrë paradoksale ke shprehur krejt pa dashje të vërtetën për Berishën, por dukesh më shumë si militant i PD se sa patronazhist anti Berishë, edhe pse ke dashur të bësh ironi të cilën e ke shprehur vetëm në një fjali në fund të komentit!

      1. Sali Berisha, ai shkëlqim i politikës shqiptare, është si një kampion i vjetër i shahut që nuk pranon të pensionohet. Megjithëse ka luajtur në të gjitha fushat politike, nga diktatura në pluralisem, nga opozitë në qeveri, ai është si artisti që nuk ndalon së pikturari, edhe kur muzet kanë ikur dhe duart kanë filluar të dridhen. Në skenën politike ai luan si në një skenë teatri, ku roli i tij është gjithmonë protagonisti, qoftë si hero që shpëton kombin nga katastrofa, qoftë si viktimë e një komploti të madh. E megjithatë, publiku vazhdon të ndjekë me interes, duke pritur të shohë çfarë do të ndodhë në aktin e ardhshëm të kësaj drame të pafund.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Shiko më mirë aktin e ardhshëm të Shqipërisë, që po shuhet dalëngadalë dhe që qorrat injorantë dhe kurvat neokomuniste pa dashje dhe nga injoranca vazhdojnë të merren me Berishën edhe pse ai as nuk ka pasur gjë në dorë prej 11 vitesh e as ka për të pasur aq sa ta ndalë dot këtë rrënim të Shqipërisë dhe këtij populli-hale-neokomunist!

          1. Po flasim për Shqipërinë si një telenovelë me intriga?! Kemi një skenar ku Sali Berisha është protagonisti në pension, që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse skenari ka ndryshuar. Ndërkohë, kritikët e tij luajnë rolin e antagonisteve në këtë dramë politike, ku çdo veprim është i mbushur me mister dhe konspiracione. Nëse Shqipëria është një skenë, atëherë të gjithë jemi aktorë, apo jo? Nëse ndonjëri nga ne gjen skenarin, më njoftoni, se më duket se kam humbur disa episode!

  4. Ujku i kopes Ramaçiç-Bashallak Agron Gjekmarka, si i rikthyer në PD-në e shumicës , na përplaska mendimet , duke na shpalos ëndrën e Lulit “në gjum” ,të cilin e zgjon Rama kur i vë orën e sahatit , për PD-në e post Berishës , d. m.th. me Joridën , balonën tabake të kopes së ujqërve mavi ose me Salianjin shkopbejsbollistin .

  5. Edhe un ashtu mendoj.
    PD do kthehet ne force.
    15 vjetët e ardhshëm.
    Kur te gjith keta qe jan sot ne pd s do ken me interes te meren me politik.

  6. SPAK, si një prokurori speciale antikorrupsion, edhe pse po godet klasën politike, atë në pushtet dhe opozitë, nuk ka shfaqur deri më sot shenja të protagonizmit politik, apo keqpërdorimit politik. Fakti që qeveria është e shqetësuar prej tij, është lajm i mirë edhe për qeverinë, edhe për SPAK. Lajm i keq do të ishte t’i shikonim si dikur prokurorët që dënonin Fatos Nanon si kryetar opozite, se si përqafoheshin me Sali Berishën, që ishte prokurori real.

  7. Përballë faktit të njohur tashmë, të intervistave me pagesë nga Guerrero, misteri mbetet se sa shumë ka paguar Cim Peka dhe televizioni i familjes Berisha, për një intervistë të tillë ?!

  8. Ndryshe nga Gjekmarkaj, unë kam bindjen se nëse Berisha do të kishte dhënë dorheqjen pas dhënies të dorheqjes së Bashës, PD sot do të ishte e ribashkuar e do të kishte zgjedhur me kohë liderin e ri.
    Problemi është se të tillë malsorë si Gjekmarkaj, e kanë të vështirë të heqin dorë nga ideja e bajlozëve e më duken jo të sinqerta përzgjedhjet e tij të spurdhjakëve kontraversë për liderë.
    A mund ta flakin tej socialistët dymetroshin Rama e të zgjedhin lider të tyre spurdhjakun një metrosh Braçe ?

    1. Ky koment eshte shume real. Po te ishte larguar dhe Berisha pasi u largua Basha PD do te ishte bashkuar dhe so nuk do te ishim ne kete situat. Bashkim nekanik me Gaz Bardhin dhe Flamur Noken nuk ka. Eshte nje milion here ma i mire dhe burreror Lulzim Basha se sa Gazi,Gjekmarkaj,Sula,Mziu apo Salianji qe nuk kane lene fjale pa thene per palen tjeter dhe tani bejne si kurvat. Sikur ju dhimbset PD. Ndersa Basha ka mbajt nje qendrim distancim nga non grata dhe as nuk ka share ,as nuk ka fyer asnje nga ata te rithemelimit. Cfare bashkimi ka kur Flamur Noka,Berisha,Baci dhe gjithe rithemelimsat kane share me liber shpie pjesen e Bardhit dhe te Bashes pa piken e turpit dhe sot kerkojne bashkim.

  9. Rithemelimsat jane percaresit kryesor te Partise Demokratike. Ata kane gjuhen e urrejtjes dhe te percarjes. Ata kane gjuhen e perjashtimit dhe jo te perbashkimit. Kane nje mentalitet berishist,bolshevik komunist. Po je kunder meje je armiku im. Jo vellezer kjo nuk funksionon ne demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *