• |
ide | kryesore

Krijonin të dhëna të rreme për të denigruar titullarët, arrestohet gazetari dhe punonjësi i AMP

Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër


Një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një gazetar janë arrestuar pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme me qëllim denigrimin e figurës së tyre.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Regina Omeri dhe Ervis Hasanaga, dhe është shpallur në kërkim Kushtrim Selimi.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *