• |
ide | kryesore

Video/ “President sezon i dështuar?”, gazetari provokon De Laurentiis, numri 1 i Napolit reagon

Sport, Video
De Laurentiis



Mbrëmje e hidhur për Napolin që humbi keq ndaj Barcelonës në Camp Nou, duke hequr dorë njëkohësisht nga dy kompeticione: Champions League dhe Botërori për Klube (Juventus u kualifikua në vend të tij). Pas ndeshjes, një gazetar ndaloi De Laurentiis për t’i bërë një pyetje, por presidenti e ngriu me shikimin e tij.

REAGIMI I DE LAURENTIIS NDAJ PYETJES SË GAZETARIT

Nuk është një moment i mirë për Aurelio De Laurentiis dhe gazetarët. Pas përplasjes me DAZN e pastaj Sky Sport, këtë herë çmimin e ka paguar një gazetar që i ka kërkuar një prononcim në tunelin e stadiumit pas Barcelona-Napoli, kur presidenti i klubit italian po largohej nga stadiumi.

Lexo më tej: Napoli jashtë Champions, Juventus buzëqesh: kualifikohet për Botërorit për Klube

“President, a do të konsiderohet ky një sezon i dështuar për objektivat që i kishit vënë vetes?”. Pyetjes së pakëndshme të gazetarit, pronari vullkanik i Napolit nuk iu përgjigj, por hodhi një vështrim që vlente më shumë se një mijë fjalë. Një anëtar i stafit të Napolit e qortoi gazetarin me një: “Po sipas teje…”. Ndërsa shefi i zyrës së shtypit ndërhyri “Pastaj ndër të tjera nuk mund të bësh as intervista”, përpara se dikush nga stafi të errësonte objektivin e kamerës me dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *